Vrasja e të moshuarës për grabitje, të rinjtë akuzojnë njëri-tjetrin

Kanë kërkuar gjykim të shkurtuar dhe në të njëjtën kohë kanë mohuar akuzën e vrasjes, por gjyqi ndaj dy të rinjve Xhoana Hila dhe Eraldo Qatipit u shty për në 10 maj, për shkak të kompleksitetit të ngjarjes ku mbeti e vrarë 82 vjeçarja Angje Hila.Përpara togave të zeza, dy të akuzuarit drejtojnë akuzat ndaj njëri- tjetrit për vrasjen e 82- vjeçarjes, duke mos pranuar se kane kryer vetë krimin. Por, organi i akuzës, ka kërkuar që të mos pranohet gjykimi i shkurtuar, duke qenë se të dy të rinjtë mohojnë krimin.Duke kërkuar më shumë kohë për të analizuar kërkesën e palëve, gjykata e shtyu seancën gjyqësore, ndërsa familjaret e të ndjerës kanë ripërsëritur kërkesën për drejtësi.Andrea Hila, djali viktimës: Jemi këtu për të vazhduar për të nxjerrë të drejtën e nënës time.Përpara trupit gjykues prokurori Xhevahir Hita, bëri publike provat filmike dhe tabulatet e celularëve që përshijnë në këtë krim çiftin e Eraldo Qatipi dhe Xhoana Hila. Sipas prokurorisë dy të rinjtë e kishin planifikuar vjedhjen e të moshuarës dhe më pas kanë kryer vrasjen e saj, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit të shkuar.[caption id="attachment_738980" align="alignnone" width="640"]shkoder mbesa qe vrau gjyshen Ne foto: Të rinjtë Xhoana Hila dhe Eraldo Qatipi sot (4 maj 2016) ne Gjykate[/caption]/Ora News/