Rekomandimi për heqjen e vizave, Meta përshëndet vendimin e KE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përshëndet vendimin e Komisionit Evropian për t’i propozuar Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e KosovësNë njoftimin e zyrës së shtypit të Kryesisë së Kuvendit, thuhet se Meta e vlerësoi këtë vendim si një lajm mjaft të mirë për të nesërmen evropiane të Kosovës dhe rajonit.“Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës. Është lajm mjaft i mirë për të nesërmen evropiane të Kosovës në veçanti dhe gjithë rajonit në përgjithësi. Heqja e regjimit të vizave është mundësia e shkëlqyer për të lehtësuar kontaktet njerëzore, për të nxitur shkëmbimin e mallrave, kapitaleve, vlerave, kulturës dhe ideve ndërmjet BE-së edhe me këtë hapësirë të pandashme evropiane”, - tha  Meta.Sakaq, Kryetari i Kuvendit përgëzoi punën e bërë nga autoritetet kosovare në plotësimin e kushteve dhe standardeve të nevojshme që nevojiten për këtë qëllim. Gjithashtu, Meta nënvizoi se ky është një hap më shumë dhe i nevojshëm në procesin e integrimit të vendit në familjen evropiane.“Heqja e regjimit të vizave është një dëshmi për punën e kryer nga autoritetet kosovare që kanë plotësuar kushtet dhe standardet e nevojshme që nevojiten për këtë qëllim. Ky është një hap më shumë dhe i nevojshëm në procesin e gjatë të integrimit të vendit në familjen evropiane. Realizimi dhe përafrimi i standardeve evropiane në fushën e shtetit të së drejtës dhe reformave tërësore në të gjitha fushata, janë synimet që sjellin progres dhe nxisin progres, - shtoi z. Meta. Heqja e regjimit të vizave është gjithashtu një stacion domethënës në procesin e pandalshëm të Kosovës për njohjen, integrimin dhe anëtarësimin e vendit në institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare, me të drejta të plota si një shtet evropian sovran i qytetarëve të tij evropianë”, - deklaroi Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.