3 mln lekë për konkursin “Shtigjet e lirisë”dhe “Korridori i gjelbër
Gjatë këtij viti pritet të zhvillohet konkursi rajonal për zhvillimin hapësinor të zonave “Shtigjet e lirisë”, që shtrihet në territorin e rajoneve Gjakovë-Tropojë-Has, dhe “Korridori i gjelbër”, që shtrihet ndërmjet territorit të rajoneve Prizren-Kukës.Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar një fond për Ministrinë e Zhvillimit Urban,e cila me të cilat do të mbulohen çmimet e fituesve.Sipas vendimit të qeverisë, fondi prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh do të përdoret për mbulimin e çmimeve fituese të konkursit dhe, përkatësisht, për:- 2 (dy) çmime të para – 900 000 (nëntëqind mijë) lekë secili;- 2 (dy) çmime të dyta – 450 000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë secili;- 2 (dy) çmime të treta – 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë secili. Fondi në fjalë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2016. /Ora News/