Guvernatori Sejko: Rishikohet rritja ekonomike nga 3,4% në 3%
Banka e Shqipërisë ka rishikuar në ulje rritjen ekonomike për vitin 2016. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se për vitin 2016 rritja ekonomike është ulur nga 3,4% në 3%.Parashikimi i Bankës Qendrore është më konservator krahasuar me pritshëmritë e qeverisë dhe FMN-së të cilat presin një rritje ekonomike prej 3.4%.Sajko: Duke qenë që ne si Bankë Qendrore kemi qenë gjithmonë konservatorë në analizat tona, në drejtim të rritjes ekonomike. Kemi bërë një parashikim të korrektuar, të rishikuar, i cili ka qenë në nivelin e 3%. Pra parashikojmë një rritje ekonomike në nivelin prej 3% për vitin 2016. Sigurisht që parashikimi është parashikim dhe ne vazhdojmë në mënyrë konstante të analizojmë treguesit, muaji pas muaji dhe 3-mujor pas 3-mujori.Ndërkohë për të nxitur kreditimin Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ulur përsëri normën bazë të interest me 0.25 % duke u shënuar si ulja e 16 që prej 2011. Sejko pranoi se kreditimi i dobët lidhet edhe me klimën ekonomike dhe gjendjen e biznesit.Sejko: Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, nga niveli 1.50% në nivelin 1.25%. Transmetimi i kësaj politike monetare lehtësuese dhe stimuluese i ka dhënë efektet e saj në drejtimin e kreditimit, por duhet theksuar që në kahun e ofertës gjithashtu ka probleme, te cilat do të zgjidhen dhe do të korrigjohen në kohë si pasojë e efekteve që do të japë reforma strukturore. Pa u gjallëruar, pa u përmirësuar klima e biznesit në ritme më të larta natyrisht që ne do të kemi hezitim të agjenteve privatë për kreditim.Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni i ulët do të vijojë që të jetë present në ekonominë shqiptare edhe gjatë tremujorit të dytë e ndikuar sidomos nga faktorët ndërkombëtarë. Rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gjatë viteve 2017 e 2018./Oranews.tv/