“Bacol” i zbulon shqiptarit 200 mijë euro kokainë

Një sasi kokaine me vlerën e 200 mijë eurove u zbulua nga policia italiane. Në pranga përfundoi një 40 vjeçar shqiptar, me banim në Vicenza.Shqiptari u arrestua nga oficerët e Guardia di Financa në Forli, me më shumë se gjysmë kilogram lëndë narkotike kokainë. Shqiptari po udhëtonte me shpejtësi në një autostradë në dalje të Forlit.Me të ndaluar makinën, shqiptari u shfaq nervoz. Automjeti i kontrollua nga një qen dyvjeçar i quajtur “Bacol”, i cili zbuloi 520 gram kokainë të fshehur brenda automjetit në pjesën mes motorit dhe aparaturës që mat kilometrazhin.Pas nuhatjes së qenit, policia gjeti lëndën narkotike. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u dërgua në burgun e Forlit, ndërsa kokaina bashkë me makinë, si dhe një celular dhe karta SIM, janë sekuestruar.9996_foto 1-2CAMPOBASSO - Il cane antidroga Task, Guardia di Finanza di Campobasso, un labrador di 5 anni (fonte: GDF Campobasso)/Ora News/