Orët e fundit të drejtësisë, java e ardhshme vendimtare për miratimin e draftit

Mesaduket dushi i ftohtë që i bënë dy ambasadoret ai i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE Vlahutin Komisionit të Reformës në Drejtësi  kur i lanë turpin në derë nëse reforma nuk miratohet në kohë detyroi palët të  afrohen drejt një kompromisi për miratimin e saj. Në mbledhjen që ka vijuar me dyer të mbylluar pas fjalimeve dhe mesazheve të ashpra të diplomatëve mësohet se është shprehur vullnet për ta përmbyllur reformën në drejtësi me sukses dhe sa më parë. Shumica ishte e gatshme që sot për ta miratuar në parim, por opozita kërkoi kohë për të shqyrtuar draftin e Obdat dhe Euralius nese janë reflektuar vërejtjet e saj dhe kjo kohë ju la deri të hënën e ardhshme.Fill pas apelit të amabsadorit të SHBA dhe ambasadores se  BE, PS-LSI janë deklaruar të gatshëm të miratojnë draftin EURALIUS dhe OPDAT për reformën ën drejtësi. Në komisionin me dyer të mbyllura mësohet se ka pasur madje propozim për ta miratuar të mërkurën në parim draftin, por PD ka kërkuar më shumë kohë për ta shqyrtuar atë. Dy përfaqësuesit e shumicës në komosion  Xhafaj i PS dhe  dhe Vasili  i LSi shprehen besim se reforma nuk dështonte ndaj dhe s'do kishin  asnjë arsye për t'u ndjerë të turpëruar.Si Xhafaj dhe Vasili  apelit që klasa politike duhet të ndihej e turpëruar nëse nuk e miratonte reformën në drejtësi iu përgjigjën me bindejn se ky proces jo vetëm që nuk do të dështonte por do të miratohej edhe para afati përfudnimtar që është muaji qershor.Xhafaj: Kemi një projekt të rishikuar mbi bazën e opinionit final të Venecias. Sot kemi një projekt kushtetues i cili nuk mban vulën e ekspertëve shqiptarë dhe të Vencias por mban edhe mbështetjen euro-amerikane. Mban mbështetjen e Uashinktonit dhe Brukselit . Nuk është koha për llafe, koha e llafeve që kemi kohë që i kemi dëgjuar është koha për të demonstruar vullnet dhe gatishmëri për ta votuar projektin. Pati një propozpim nga mazhoranca për ta votuar sot projektin kushtetues por opozita kërkoi më shumë kohë dhe ramë dakord që ta mirëkuptojmë opoizitën dhe të hënën në orën 9 ose 10 do të mblidhet komision për të shqyrtuar projektin dhe për ta votuar projektin në parim. Është momenti për të bërë punë konkrete. Java qe vjen do të jetë deçisive për ta shtyrë procesin përpara. Unë do të mbledh rregullisht komisionin për të diskutuar projektin nen për nen dhe për tja çuar Kuvendit dhe për ta shoqëruar projektin edhe me një sërë ligjesh që e zbatojnë këtë projekt të rëndëishëm. Nuk ka kohë, koha është të veprojmë.Vasili: Nuk do të dështojë as reforma në drejtësi, as komisioni. Të hënë do ta votojmë në parim dhe do të ecim përpara për të pasur reformën e miratuar brenda këtij sesioni dhe objektivi do të jetë që të surprizojmë opinionin publik shqiptar.Numri dy i komisionit Eduard Halimi në emër të PD ka deklaruar se drafti i Obdat dher Euralius do të shqyrtohet nëse janë reflektuar kërkesat e opozitës për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja.Halimi: Sot ne morëm draftin. Sigurisht deri ditën e hënë ne do të shqyrtojmë bashkë me ekspertët tanë të gjithë komponentët dhe do të shohim nëse drafti final i paraqitur sot respekton të gjithë opinionet e Venecias. Shef shqetësimet dhe i ka trajtuar shqetësimet e opozitës që kanë të bëjnë me kapjen politike me luftën ndaj korporatizimit, pastaj ditën e hënë do të diskutohet lidhr me draftin final dhe do të ecet pastaj edhe me komponentët e tjerë.Java e ardhshme do të jetë vendimtare për miratimin e Reformës në Drejtësi ku mbledhja e radhës është programuar ditën e hënë ndoshta si shenje simbolike për t’i dërguar BE një sinajl pozitiv në ditën e Europës.