Kina i trembet presidencës së Trump

Menjëherë pas fitores së kandidatit republikan për President Donald Trump në Indiana, ministria e Jashtme e Kinës u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të kenë një qasje racionale dhe objektive në marrëdhëniet mes dy vendeve.Rritja e shanseve të Tramp në garën presidenciale ka frikësuar kinezët, pasi manjati i pasurive të patundshme ka propozuar rritje të tarifave për  mallrat e importuara kineze deri në 45 për qind nëse vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.Madje, Trump ka akuzuar Kinën se po zhvillon një luftë ekonomike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përdorur termin ‘përdhunim’. Kina është partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.I pyetur drejtpërdrejt nëse Pekini është i shqetësuar për perspektivën e një presidence të kryesuar nga Trump, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei tha se zgjedhjet ishin çështje e brendshme që Kina nuk mund të komentojë.Zyrtarët kinezë kanë shmangur përgjithësisht kritikat e drejtpërdrejta ndaj Trump, edhe pse në mënyrë të tërthortë janë shprehur kundër politikave të tij ndaj emigrantëve, myslimanëve dhe ngritjes së murit me Meksikën.Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar se deficiti me kinën për 2015 arriti në 366 miliardë dollarë, me rritje të konsiderueshme nga 2014 që ishte  343 miliardë dollarë.Agjencia shtetërore e lajme kineze “Xinhua” vuri në dukje se nëse Trump zbut retoriken e tij, ka mundësi të fitojë  ndaj rivales demokrate Hilari Klinton. Kurse tabloidi “Global Times” ka krahasuar Trump me Benito Musolinin  dhe Hitlerin./Ora News/