Makina del nga rruga, humb jetën efektivi i policisë, plagoset një tjetër
Një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Dukat, ku mjeti Nisan Micra me tarka AA 935 NL ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës."Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor "Vlorë-Himarë" pranë fshatit Dukat, ku shtetasi: Shpëtim Abazaj, 52 vjeç, banues në Vlorë (efektiv policie) duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me automjetin tip "Nisan-Mikro" me targë: AA 935 NL, ka dale nga ky aks rrugor dhe është përplasur me bordurën, për pasojë ka humbur jetën.Në këtë mjet ka qenë edhe dy pasagjer të tjerë, shtetasit e quajtur L. D., 38 vjeç, banues në Dukat-Vlorë, i cili ka marrë disa dëmtime në trup ndodhet në Spitalin Rajonal, jasht rrezikut për jetën. D.Sh., 18 vjeç, banues në Dukat-Vlorë, i cili ka pësuar disa gërvishje të lehta dhe nuk ka patur nevojë për mjekim (e kanë marrë familjarët).", sqaron policia.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të askidentit që i mori jetën një personi.[caption id="attachment_738804" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga automjeti i aksidentuar[/caption][caption id="attachment_738803" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga automjeti i aksidentuar[/caption][caption id="attachment_738802" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga automjeti i aksidentuar[/caption]/Oranews.tv/