40 organizata thirrje politikës: Mos zvarrisni reformën në drejtësi!

40 organizata të shoqërisë civile, rretheve akademike, sektorit privat dhe grupeve të tjera jo-shtetërore të interesit kanë firmuar një peticion drejtuar forcave politike parlamentare, me thirrjen për të miratuar sa më parë reformën në drejtësi.Përmes iniciativën nisma civile pro reformës në drejtësi, organizatat thonë se"Zvarritja e mëtejshme ose dështimi i klasës politike në miratimin e Reformës do të ketë pasoja të rënda jo vetëm për procesin e Integrimit Evropian të vendit duke e futur në një ngërç disa vjeçar. Zvarritja, gjithashtu do të shkatërrojë besimin qytetar tek ndryshimi i vendit, tek shpresa për drejtësi dhe barazi para ligjit, dhe tek aftësia e institucioneve tona për ta bërë të mundur këtë realitet", thuhet në peticionin e firmosur nga organizatat.Organizatat i bëjnë thirrje partive politike parlamentare të përmbushin përgjegjësinë institucionale dhe morale para qytetarëve për miratimin sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi./Ora News/