Del para gjykatës Aleksandër Dushaj, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezerve Shkami

Është shtyrë për në 17 Maj seanca gjyqsore ndaj Aleksandër Dushaj, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezerve Shkami, ngjarje e ndodhur në Janar të këtij viti në fshatin Drisht të Postribës, në Shkoder.Shkak u bë mungesa e dy avoketëve mbrojtës të të pandehurit. Përpara trupit gjykues  Aleksandër Dushaj u shpreh se mungesa e tyre nuk ka ndonjë justifikim përveç mos njoftimit nga ana e gjykatës për datën dhe orën e kësaj seance.Përballë këtij fakti, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Luveda Dardha vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj Aleksandër Dushaj, që  akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, me pasojë vdekjen e Abdullah dhe Skënder Shkambit. Ngjarja e rëndë nisi kur njëri nga  vëllezërit dhe konkretisht Skender Shkambi ka refuzuar të fejojë vajzën e tij me 31 vjeçarinn Aleksandër Dushaj.Me pas ky i fundit pasi ka debatuar me vellerzërit, ka reaguar duke marrë armën dhe i ka qëlluar me breshëri në hyrje të banesës së nënës së tyre, duke i lënë të vdekur në vend. Aleksander (Esat) Dushaj është dorëzuar një ditë më pas tek uniformat blu në kryeqytet, ndërsa në Shkoder vijonte operacioni i kërkimit të tij nga policia lokale.[caption id="attachment_738468" align="alignnone" width="640"]aleksander dushaj Ne foto: Aleksander Dushaj ne Gjykate[/caption]