Kontroll dhe patrullim në Parkun Kombëtar të Dajtit

Për të nxitur më tej turizimin në Parkun Kombëtar të Dajtit, agjencitë e pushtetit qëndor dhe vendor janë angazhuar të punojnë në ngritjen e zyrave informuese dhe ndërhyrjet në instrastrukturë në këtë zonë. Parku Kombëtar i Dajtit si zonë me status të vecantë, do të nis patrullimi me inspketor për mbrojtjen e florës dhe kontrollin  e  shtigjeve të reja tursitike e sportive.Për të nxitur turizimin në Parkun Kombëtar të Dajtit, 2 agjencitë; ajo e zonave të mbrotjura dhe agjencia e parqeve dhe rekreacionin janë angazhuar të bashkëpunojnë në disa drejtime për të ruajtuar resureset natyrore dhe për të  realizuar aktivitete kulturore dhe sportive.Në parkun e Dajtit do të këtë patrullim të rojeve dhe inspektor për të frenuar prerjen e pytjeve dhe dëmtimin e ambienteve.Zamir Dedej, Drejtori i Agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura: Pretendojmë të ngrejmë një flotë prej 20 makinash që të jenë në të gjithë territorin për të monitoruar gjendjen dhe për të ndaluar aktivitetet e paligjshme. Do të jemi me uniformat tona shumë shpejt brenda këtij viti. Do të jemi edhe me qendrat e informimit në 10 parqe kombëtar të cilat do t'i japin një shtysë të re zhvillimit të turizmit.Por ashtu do të ketë hapje të shtigjeve të reja për ta shndërruar parkun kombëtar të Dajtit dhe në një destiancion për sportet e aventurës.Blendi Gonxhe, Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit: Rruga, patrullimi i përbashkët me  Tirana Park Rangers që ne mund ta përforcojmë si trup të përbashkët të inspektorëve që ne kemi dhe që akademia ka, që fillojnë nga aktivitetet. Kur themi hipizëm themi aktivitete të organizuara, të kontrolluara. Nëpërmjet një marrëveshje të përbashkët agjecia e paraqeve dhe rekreacionit dhe ajo e zonave të mbrojtura do të investojnë në resaturimin e kësaj godine që do të shërbej një pikë informacionit për turistët./Oranews.tv/