“Rinasi”, Bode: Nuk ndikon në uljen e çmimeve, Ahmetaj: S’ka efekt shtesë në buxhet
Marrëveshja për heqjen e ekskluzivitetit të aeroportit të Rinasit ka përpalsur në debate të ashpra opozitën dhe maxhorancën. Deputeti Ridvan Bode ish-ministër i financave mbrojti qëndrimin kundër të demokratëve me arsyetimin se marrëveshja ka 0 interes për qytetarët pasi nuk jep garanci për uljen e çmimit të biletave dhe dëmton buxhetin e shtetit.Bode: Këto përralla ja bëj të tjerëve dhe jo mua. Fol me vete aty dhe mburru.Ahmetaj: Po pse do të iki fija koncesionare?!Bode: Kush të tha ty që ikën fija koncesionare, me kë flet ti more?! Ju nuk keni asgjë konkrete, propozimi juaj është i paargumentuar, i paarsyeshëm dhe ju vini këtu vetëm për të bërë zhurmë.Por për minisitrin e Financave argumentat e opozitës janë të pabaza.Ahmetaj: Dëmi i buxhetit do të ishte nëse nuk do të merrnim fijen koncesionare. Fija koncesionare do të vazhdojë normalisht të paguhet në buxhet të shtetit.Ministri i Transporteve Edmond HAxhinasto sqaroi se nuk mund të japë një afat konkret për hapjen e aeroportit të Kukësit apo atij të jugut në një kohë që ende nuk ka përfunduar studimi.Haxhinasto: Ndërtimi i aeroportit është një aktivitetet që angazhon sigurisht vlerë të mëdha monetare, ekonomike dhe duhet ti bëjmë me studime fizibilitet. Në sezonin janë ulur 18% dhe në sezonin e lartë 24%. Urdhëroni shifrat janë publike.Deputetët e opozitës dhe të maxhorancës debatuan edhe në lidhje me interesin e investitorëve kinezë.Heqja e eskluzivitetit të Tirana International Airport u miratua në komisionet parlamentare dhe tashmë pritet të kalojë në parlament./Oranews.tv/