Kryetarët në largim: Vendimi antistatutor; PD: Atribut i Kryesisë

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të cilat shkuan në zgjedhje të parakohshme, e cilësojnë vendimin e Kryesisë për këtë proçes  si anti-stautor dhe të motivuar nga segmente brenda partisë.  Por përkundër pretendimeve të Kryetarëve në largim, burime pranë selisë blu theksuan se statuti i partisë ngarkon Kryesinë të shkrijë apo të formojë degët, duke rrëzuar pretendimet e zyrtarëve lokalë të partisë.Vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike për të dërguar në zgjedhje të parakohshme rreth 21 degë aktuale për shkak të performacës së dobët në zgjedhjet vendore të 2015, solli pakënaqësi tek drejtuesit, për të cilët kupola drejtuese mendon se duhen t’ia lënë vendin të tjerëve.Vendimin ata e cilësuan të motivuar nga klane dhe kulisa brenda Partisë Demokratike, ndërsa pretenduan për shkelje statutore.“Vendimi i Kryesisisë së PD është anti-statutor. Nuk janë zbatuar kriteret, nuk ka standarte, është i pamotivuar, i pakonsultuar me degën, për më tepër duket sikur është një dënim kolektiv pa gjyq i gjithë demokratëve në degët që janë përcaktuar dhe përfshirë në riorganizim. Gjatë javës kryetari Basha do e shohë të arsyeshme të na presë të gjithë në grupim dhe pas kësaj secili nga ne do të marrë vendimet individuale. Personalisht nuk futem më në garë”.“Ne na është ndërprerë në mes mandate si kryetar partie. Vendimin për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të degëve e ka Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ose Kuvendi Kombëtar që është organi më i lartë që bën ndryshime statuti, ajo që është bibla dhe kurani i PD”.“Jemi zhgënjyer nga kjo shkelje statutore dhe fatkeqësisht ka 25 vjet që e kemi PD si institucion besimi dhe këdo që të shkojmë këtu do të vijmë, kjo është shtëpia jonë, Partia Demokratike”.Por Burime pranë Partisë Demokratike  bëjnë  me dije se vendimi për të çuar në zgjedhje disa degë dhe për të ngritur disa të tjera,  bazohet në statutin e partisë, pikërisht në nenin 20 ku flet për degën."Dega e PDSH formohet/shkrihet me vendim të Kryesisë së PDSH. Ajo funksionon përgjithësisht në bazë të rrethit apo ndarjes tjetër administrative territoriale dhe përbëhet nga grupseksionet dhe seksionet e atyndodhura" .Kryetari i Partisë Demokratike ka udhëzuar proçesin për degët, ku do të ketë zgjedhje të parakoshme duke kërkuar që të gjitha strukturat ti nënshtrohen riorganizimit brenda datës 30 qershor.Vendimi për një riorgnizmim të thellë të Partisë Demokratike në gjithë vendin u ndërmor në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe duket se do të vijojë edhe pse ka ngjallur pakënaqesi tek pjesa që preket nga ky vendim.