Rita Ora - Katy Perry: "Nuk jam Becky"

Një mbrëmje aq e madhe siç është edhe “Met Gala 2016”, Rita Ora nuk mund ta linte t`i shpëtonte aq lehte. Pasi mahniti me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, me fustanin me pupla të Vera Wang, pasi kishte vëne edhe copzëza pasqyre në flokë, në përfundim të festës Rita dha provën e dytë që ajo nuk është armikja e Beyonce, Becky me flokë të bukur.Në veshjen e këngëtares shqiptare ndodhej një shënim ku thuhej ‘Nuk jam Becky.’ Dhe Rita nuk ishte e vetmja që e mbante atë. Pak më vonë në të njëjtën mënyrë u shfaq edhe krijuesja e hitit ‘Roar’, këngëtarja Katy Perry. Në fakt ende nuk jemi të qartë përse Katy erdhi me një shënim të tillë, kur deri më tani nuk është drejtuar gishti nga ajo si femra me të cilën Jay Z ka tradhëtuar Beyonce.Ndërsa te gjithë janë kurioz të mësojnë se kush është femra që Beyonce i ka vënë pseudonimin Becky me flokë të bukur, me të cilën Jay e ka tradhëtuar. Nga ana tjetër sic duket Rita Ora dhe Katy Perry, flasin dhe kanë rënë dakord për paraqitjen e tyre. Thuhet se një nga arsyet përse Ora dhe Perry janë afruar, ështe dëshira e këngëtares shqipëtare për të bëre mike, armiken e Taylor Swift, që tani ështe në krahë te Calvin Harris.katyperry Katy-Perry-attends-a-Met-Gala-after-party-at-the-Standard-High-Line-hotel Rita-Ora rita-ora-600x800  rita-ora-not-beckyRita-Ora-at-The-Metropolitan-Museum-of-Arts-COSTUME-INSTITUTE-Benefit