Ndahet nga jeta nëna e rreperit 2Pac

Është ndarë nga jeta nëna e rreperit 2Pac Shakur, Afeni Shakur 69-vjeç. Ajo vdiq mbrëmjen e dates 2 Maj, ndërsa lajmi konfirmohet nga departamenti i policisë rreth 24 orë më vonë. Besohet se shkak është bërë ataku kardiak që thuhet se pësoi.Gjatë momenteve të fundit të jetës, Afeni Shakur ndodhej në prani të dy personave të  tjerë, të cilët u përpoqën me sa mundën t`i shpëtonin jetën. Gjithçka nisi rreth ores 21:43, ndërsa  u lajmërua urgjenca që më vonë e transportoi në spital. Thuhet se Afeni Shakur vdiq në 22:28.Afeni ishte një filantrope, themeluesja e shoqatës Tupas Amaru Shakur, të cilës i vuri emrin e djalit. E ndjera po ashtu ishte trashëgimtarja e vetme e gjithë pasurisë të të birit. Emri i saj është përmendur dhe pak javë më parë. Në moshën 69-vjecare ajo u  nda nga bashkëshorti, me të cilin ishte ende në proces divorci. Afeni dhe bashkëshorti që me nisjen e divorcit kishin debate të ndryshme rreth pasurisë. Ai kërkonte prej saj 10 mijë dollarë çdo muaj.Tupac Shakur with his mother Afeni Shakur Featuring: Afeni Shakur Where: United States When: 17 Dec 200333CA372700000578-3571373-image-a-32_1462286591712 33CA374400000578-3571373-image-a-40_1462287940006 33CB73C400000578-3571373-image-a-44_1462289146010