Klosi i njeh të rinjtë e diasporës me nismën e praktivave të punës në administratë
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel zhvilloi takime me të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në Belgjikë si dhe organizatën shqiptare "Vlera".Gjatë bashkëbisedimit, Ministri Klosi i njohu ata me nismën e ndërmarrë nga Shqipëria dhe Kosova e quajtur "Diaspora e re shqiptare", që sipas tij synon hapjen e 3000 vendeve në administratë për ta, ku 200 prej të cilëve do të punësohen.Klosi: Bëmë një bisedë shumë interesante me të rinjtë e Shoqatës Vlera, një shoqatë rinore në Bruksel që mbledh mbi 500 të rinj, të cilët janë student apo që kanë mbaruar shkollat e larta në Bruksel dhe u bëra atyre me dije iniciativën e re të Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës, për praktikën e punës për 3000 vende të lira, për të rinjtë që jetojnë në Shqipëri apo diasporë dhe nga të gjitha trojet e Shqipërisë, pranë Administratës Publike Shqiptare. Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë ata të rinj që do të kenë dëshirën që gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, të njihen me administratën publike shqiptare dhe të Kosovës nga afër, në cdo nivel të saj, si lokal edhe qendror. Aplikimi është i hapur për këdo që flet shqip, pra është një program mbarëkombëtar dhe të ketë mbaruar një shkollë Bachelor apo të jetë në përfundim të saj. Kombësia shqiptare është kriteri kryesor dhe komunikimi në shqip.Kryetari i Shoqatës “Vlera” tha se të rinjtë që jetojnë jashtë vendit kanë shprehur mjaft interes për të zhvilluar praktikën e punës në administratën shqiptare.Roland Shala: Ne si organizatë studentore, kemi më shumë se 500 studentë të regjistruar dhe në Belgjikë kemi më shumë se 1000 të rinj shqiptarë që jetojnë e veprojnë. Gjithsesdi kjo mundësi është e mirëpritur nga të gjithë dhe nuk mungon interesimi. Ne do ta bëjmë punën tonë, si organizatë, duke e zgjeruar informatën përmes rrjeteve tona sociale në mënyrë që të informohen sa më shumë student. Ne në fakt kemi patur kërkesa shpesh për këtë cështje ndaj edhe e vlerësojmë tej mase këtë mundësi, që na është ofruar sot, për konkretizimin e saj.Në shërbim të kësaj, është edhe nisma për Samitin e madh të Diasporës që do të mbahet këtë vit për herë të parë.