Karriera e Jennifer Aniston pranë humnerës
Karriera e aktores Hollivudiane, Jennifer Aniston është pranë humnerës! Ajo u nominua për nje çmim “Golden Globe” vitin 2014, pas rolit në filmin e shumëpërfolur “Cake”, dhe që nga ai moment gjërat në karrierën artistike nuk po ecin në rrugën e duhur. U mendua se filmi i radhës “Mother’s Day” do të ishte ndryshe, dhe mbase mund të ndikonte pozitivisht, por edhe tani fansat janë zhgënjyer.Jo vetëm fansat por te gjithë ata që punuan dhe u kujdesën për këtë film, kanë mbetur të zhgënjyer. Nga 100% ky film është vlerësuar nga kritikët me vetëm 8%. Kjo shpjegon dhe fitimet e pakta që ka nxjerr që nga data e publikimit. Më 29 prill, të gjithë u drejtuan në kinema, por komedia nuk është pëlqyer, dhe numëron 8.36 milionë dollarë, fitime.Ky ishte një tjetër shans që gjërat të përmirësoheshin, dhe të gjithë kryqëzuan gishtat që kjo të ishte zgjdhja e duhur. Por për fat të keq duhet të pranojmë se që nga filmi “Cake”, dhe “Horrible Bosses”, Jennifer nuk na ka lënë asnjë arsye për ta komplimentuar.