Britanikët u drejtohen sot kutive të votimit, test për Cameron
Britanikët votojnë sot në zgjedhjet lokale, të cilat shihen edhe si një test i drejtpërdrejtë për partitë politike dhe veçanërisht për kryeministrin David Cameron. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 22:00 të mbrëmjes. Gara më e ashpër pritet të jetë ajo e Londrës, ku deri tani favorit shihet kandidati laburist. Votimi vjen në kohën kur në Britaninë e Madhe ka një debat të nxehtë mbi referendumin e qershorit, në të cilin britanikët do të zgjedhin qëndrimin ose largimin nga Bashkimi Europian. Votuesit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të zgjedhin sot krerët lokalë në të gjithë vendin.Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 22:00 të mbrëmjes.Këto zgjedhje vinë në kohën kur në Britaninë e Madhe ka një debat të nxehtë mbi referendumin e qershorit, në të cilin britanikët do të zgjehin qëndrimin ose largimin nga Bashkimi Europian.Dhe sigurisht zgjedhjet lokale janë një test i drejtpërdrejtë i partive politike.Sot publiku do të zgjedhë se kush do ti përfaqësojë ata në Këshillat lokalë në Angli, në Parlamentin skocez, të Uellsit dhe në Kuvendin e Irlandës së Veriut.Gjithashtu Londra do të zgjedhë kryetarin e ri të Bashkisë për të zëvendësuar Boris Johnosn pas dy mandatesh në këtë post.Jonson njihet si një prej kundërshtarëve të fortë të kryeministrit David Cameron, pavarësisht se i përkasin së njëjtës familje, veçanërisht në debatin e Brexit, ku Johnson ka shprehur qartë qendrimin e tij për daljen e vendit nga unioni.Dy kandidatët kryesorë për Bashkinë e kryeqytetit britanik janë Sadiq Khan, përfaqësues i laburistëve dhe Zaç Goldsmith, përfaqësues i konservatorëve.Sondazhet e zhvilluara gjatë fushatës elektorale kanë treguar se në avantazh është laburisti Khan, i cili ka premtuar ulje të çmimit të banesave, debat ky në fokus të kësaj fushate.Shumë analistë e shohin fitoren e mundshme të Khan si një goditje direkte për kryeministrit konservator David Cameron, i cili po përpiqet të bindë popullin e tij të qëndrojë brenda Bashkimit Europian.