Konsumuan ujin e depozitave, helmohen banorët në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2016, 14:06
Banorët e fshatit Kafaraj në Fier janë helmuar nga uji i pijshëm që mbajnë në depozita. Konkluzioni ka dalë pas analizave të mostrave nga DSHP, marrë në burimin e fshatit dhe në depozitat e mbushura nga uji i ujësjellësit. Shefja e laboratorit në DSHP Fier tha se pas depistimit të zonës u konstatua ngarkesë bakteriale në depozita dhe bolierë.Anila Moci: Burimi ishte i pastër, pa ndotje mikrobike dhe në parametrat normalë, ndërsa individualë bolierët dhe depozitat familjare dolën me ngarkesë. Ritheksojmë është shumë e rëndësishme të pastrohen depozitat. Rreth një javë më parë në spitalin rajonal të Fierit u paraqitën me simptoma helmimi 7 banorë të fshatit Kafaraj të njësisë administrative Frakull./Oranews.tv/