Rregullat e Khloe Kardashian për partnerin e rradhës

Khloe Kardashian nuk ka patur shumë fat në dashuri, dhe këtë herë ka disa rregulla për mashkullin e radhës, duke shpresuar që të mos dështojë. Ajo ka berë postime të tjera në websiten dhe aplikacionine saj, duke u treguar fansave disa nga kërkesat dhe çfarë vlerëson më shumë tek një mashkull.Khloe thotë:’Ka gjëra të ndryshme që e bëjne një mashkull të duket seksi përpara syve të mi. Sigurisht duhet te më tërheq fizikisht, por kam mësuar se kjo shkon e vjen. Nëse një djalë nuk ka personalitet, atëherë pelqimi për fizikun e tij më largohet shpejt. Unë kam dal me shume meshkuj të pashëm, por thjesht nuk ka funksionuar mes nesh. Në momentin që flisnim në telefon, dhe përpiqesha që të bëja një bisedë me ta, kuptoja që nuk bënte për mua.’E në përfundim, Khloe tregon cilësitë që duhet të ketë një mashkull për t`i bërë përshtypje asaj. ‘Më pëlqen mashkulli që ka sens humori. Në disa raste unë jam çmendur, me pëlqejnë çmendurirat dhe do të doja dikë që ta vlerësonte këtë. E patjetër të ma ofronte edhe mua të njëjtën gjë. Megjithatë më e rëndësishmja është që ai të ketë ambicje për veten.’