Arrestohet shqiptari në kufirin italo-francez, po transportonte 5 klandestinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2016, 12:55
Policia kufitare franceze ka arrestuar në kufirin mes Italisë e Francës në komunën Sospel, një nënshtetas shqiptar 29 vjeç, me profesionin murator e rezident prej disa vitesh në Bergamo.Me makinën e tij të tipit Renault po tranportonte drejt tokës franceze 5 emigrantë klandestinë me kombësi nga Eritra e Siria.Mediat franceze informojnë se 29-vjeçari shqiptar është dënuar në gjykim të shkurtuar nga drejtësia franceze me 18 muaj burg me akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore.