Zjarr në Kanada Evakuohen 80 mijë banorë nga Fort McMurray
Një zjarr masiv ka përfshirë qytetin Fort McMurray, duke detyruar 80 mijë banorët e tij të lënë shtëpitë e tyre.Nuk ka viktima, teksa shumë shtëpi, hotele dhe pika karburanti janë shkatëruar totalisht. Rreth 100 zjarrfikës janë angazhuar për të stabilizuar flakët e përhapura si pasojë e thatësirës dhe ererave të forta.E gjithë popullsia e qytetit kandadez Fort McMurray është evakuuar nga autoritet si pasojë e një zjarri masiv që ka përfshirë zonat pyjore të qytetit në provincën e Albertas.80 mijë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre pasi flakët përfshinë qytetin, teksa janë shkatërruar totalisht, banesa, pika karburanti dhe hotele. Shumica e banorëve janë zhvendosur në veri, teksa pjesa më e madhe e rrugëve me jugun janë mbyllur përkohësisht.Fatmirësisht deri tani nuk është raportuar për viktima apo të plagosur. Duke e kosnideruar evakuimin më të madh të krahinës.Kryetarja e bashkisë së provincës Alberta Rachel Notley tha se prioritet mbetet siguria e qytetarëve dhe ndërtimi i qendrave të strehimit për të gjithë të evakuuarit. Rreth 100 zjarrfikës janë angazhuar për të stabilizuar fkalët, të mbështetur nga nëntë depozita ajrore dhe dhjetëra helikopterë. Sipas zyrtarëve është kërkuar sërish përforcim dhe operacionet janë në zgjerim e sipër.Zjarri masiv nisi të dielën në jug të Fort McMurray, 380 km në veri të kryeqytetit të provincës, Edmonton. Temperaturat e larta, thatesira dhe erërat e forta bënë që flakët të kapërcejanë pyjet dhe të pushtojnë qytetin./Oranews.tv/