Manjani: Do të krijojmë dhomat e arbitrazhit për zgjidhjen e konflikteve

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ftuar biznesin që të propozojë sugjerime konkrete për përmirësimin e ligjeve, çka do të lehtësojë marrëdhënien e sipërmarrjes me gjykatat, zbatimin e shtetit ligjor dhe do të ndikojë pozitivisht në klimën e të bërit biznes në vend.Një ftesë e pranuar nga kryetari i Shoqatës së Investitorëve të Huaj, Silvio Pedrazzi, i cili e vlerësoi të kënaqshëm bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e DrejtësisëManjani: Mbetem gjithmonë i angazhuar që të dëgjoj dhe të çoj përpara çdo resht që ju doni të shkruani tek fleta e bardhë. I qëndroj strategjisë së fletës së bardhë me konsekuencë të plotë.Kreu i dikasterit të drejtësisë deklaroi se po bëhen ndryshime ligjore për të përmirësuar funksionimin e Gjykatës Administrative, struktura që me ligj duhet të zgjidhë konfliktet shtet-biznes.Manjani: Praktikisht, deri para një muaji Gjykata Administrative ka qenë me 7 gjykatës dhe me një stok çështjesh të akumuluara prej 10 mijë të tilla. Kemi ndërhyrë me ligj me sugjerimin tuaj, që të mund të kufizojmë skupin, atë fushën e veprimtarisë së Gjykatës Administrative që të ngelet thjesht tek zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe jo shtimi i konflikteve.Ministri Manjani deklaroi se do të krijohen dhomat e arbitrazhit, për zgjidhjen e shpejtë dhe pa kosto të konflikteve.Manjani: Të paktën t’i përdorim në Shqipëri dhomat e arbitrazhit me standardet ndërkombëtare të arbitrimit, ku palët të paktën kursejnë shpenzimet e udhëtimit. Në fund të ditës, shteti shqiptar me gjithë përpjekjet e tij, nuk para ka qenë i suksesshëm në procedurat e arbitrazhit.Ministri Manjani bëri të ditur gjithashtu se do të ndërhyhet për rritjen e pagave të punonjësve të sistemit të drejtësisë, si një mënyrë për të ulur korrupsionin./Ora News/