Gjykata e Lartë liron ish-kreun e Tatimeve të Tiranës, u akuzua për korrupsion

Ish-Drejtori i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi, fiton lirinë. Nga dita e sotme nuk do të qëndrojë më i izoluar.Gjykata e Lartë vendosi sot ndryshimin e masës së sigurisë për Androkli Kokthin nga arrest shtëpie që ishte vendosur nga Apeli, në hetim në gjendje të lirë.Androkli Kokthi u arrestua më 18 shkurt si i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me qëllim përfitimi.Ai akuzohej se iu kthente mallrat e sekuestruara bizneseve në këmbim të parave.Arrestimi i Kokthit u bë nga Specialistët e Antikorrupsionit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.Hetimet ndaj tij, kishin nisur prej disa muajsh nga Policia dhe Prokuroria e rrethit Tiranë, pas denoncimit të një subjekti privat.