Stadiumi "Qemal Stafa", Paloka letër Ramës dhe Dukës: Bëni transparencë

Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë nga qeveria dhe Federata Shqiptare e Futbollit për projektin e Arenës Kombëtare.Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka u ka nisur kërkesë zyrtare kryeministrit Rama dhe presidentit të FSHF, Armando Dukës ku kërkon dosjen e plotë të dokumentacionit të projektit.Sipas Partisë Demokratike, projekti i Arenës Kombëtare është një aferë korruptive.Në letrën e tij, Paloka kërkon informacion dhe kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar duke përfshirë;1-Projektin e miratuar nga KKT2-Kontratën e partneritetit publik-privat3-Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime ku pasqyrohet qendrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit4-Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese5-Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projektiPartia Demokratike e ka denoncuar këtë rast si aferë korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit, dhe jo sportin e qytetarët.PD vlerëson se sipas këtij plani të Ramës, hapësirat për sportdashësit zvogëlohen, ndërsa zgjerohen hapësirat fitimprurëse të klientit.