Lu dhe Vlahutin te Meta para mbledhjes së Komisionit për reformën në drejtësi
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në Tiranë i janë drejtuar sërish sot kryesisë së Kuvendit.Donald Lu dhe Romana Vlahutin zhvilluan një takim përreth 30 minuta me kreun e Kuvendit Ilir Meta, pak orë para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi që pritet të mblidhet në orën 15:00.Në njoftimin për shtyp të Kuvendit, mësohet se kryeparlamentari Meta ka deklaruar se miratimi i shpejtë i paketës kushtetuese i domosdoshëm.“Nuk duhet të humbasim asnjë ditë për reformën në drejtësi, mirëpresim angazhimin e EURALIUS dhe OPDAT” është shprehur Meta.Kreu i Kuvendit theksoi domosdoshmërinë e miratimit sa më të shpejtë të reformës edhe pas Konferencës së reformës në drejtësi.“Duhet miratuar reforma në drejtësi sa më parë, s'duhet humbur kohë”.Negociata me partitë politike për reformën diplomatët zhvilluan edhe dje.Lu dhe Vlahutin takuan gjatë paradites Metën, ndërsa më pas Lu zhvilloi takime me ish-kryeministrin Berisha dhe kryeopozitarin Basha.