Identifikohet peshkatari që u mbyt të martën në ujërat e lumit Shkumbin

Identifikohet peshkatari që u mbyt të martën në ujërat e lumit Shkumbin. Viktima është shtetasi me iniciale N.M, 73 vjeç, banues në Elbasan.73-vjeçari ishte duke peshkuar në lumin Shkumbin, kur është rrëzuar nga ura. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, kur uji i rrëmbyeshëm ka marrë peshkatarin.Disa orë pas ngjarjes, policia nxori trupin e pajetë nga lumi. Materialet  i  kaluan  Prokurorisë  së  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan   për  veprime  të  mëtejshme.