Tregu i sigurimeve, shqiptarët sigurojnë makinat, jo jetën
Edhe në fillim të këtij viti, tregu i sigurimeve në Shqipëri mbeti i dominuar nga sigurimi i automjeteve që është detyrueshëm me ligj, ndërsa sigurimet vullnetare të jetës dhe pronës pësuan rënie. Përfaqësuesit e shoqërive të sigurimit shpjegojnë se mungesa e kulturës së sigurimit, por edhe të ardhurat e pakta janë arsyet kryesore pse shqiptarët nuk sigurohen në mënyrë vullnetare, ndërsa përfaqësuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare e konsidreojnë një sfidë për zhvillimin e tregut.Shqiptarët sigurojnë makinat, por jo jetën dhe pronat e tjera.Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rreth 62% e tregut përbëhej nga sigurimi i automjeteve që është i detyrueshëm me ligj.Ndërkohë qytetarët janë siguruar më pak në mënyrë vullnetare.Për 3 muajt e parë të 2016-ës, primet e sigurimit vullnetar arritën në rreth 1 miliardë lekë, duke pësuar një rënie vjetore me 11.3%, ndërsa numri i kontratave u ul me 6.1%.Mungesa e kulturës së sigurimit, por edhe të ardhurat e pakta, janë arsyet kryesore pse shqiptarët nuk sigurohen në mënyrë vullntare.Dritan Çela: Unë mendoj se është çështje parashikimi dhe emancipimi që lidhet me sigurinë dhe parjen afatgjatë, ku sfida më e madhe është që ato para që ke, atë posedim që ke, të arrish ti mbrosh. Një shoqëri e zhvilluar dhe e emancipuar shkon paralel me një industri sigurimesh të zhvilluar.Erda Cani: Mbetet një nga sfidat e Autoritetit dhe është një nga sfidat afatgjata që ne kemi për një ndërgjegjësim të qytetarëve për rritjen e sigurimit vullnetar.Një sjellje të ndryshme nga sigurimet vullnetare shqiptarët kanë me sigurimin e makinave.Sipas AMF-së, gjatë tremuajve të parë të këtij viti, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, arritën në rreth 1.8 miliardë lekë me rritje rreth 2.2 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.Dritan Çela: Kjo mungesë zhvillimi, hapje drejt sigurimeve të tjera përbën dhe një garanci. Sepse sigurimet motorike kanë një limit dëmesh jo shumë të lartë, mendoj se industria është stabël, por sfida mbetet zhvillimi.Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, evidenton një rritje vjetore të pagesës së dëmeve nga kompanitë e sigurimit me rreth 14.1 për qind në tremujorit e parë.Mbi 69% e dëmeve të paguara është bërë për aksidentete autormobiliste. SIGURIMI VULLNETAR(Tremujori i parë 2016) Primet 1 mld lekëEcuria 11.3% rënie vjetoreKontratat 6.1% rënie vjetore SIGURIMI I AUTOMJETEVE(Tremujori i parë 2016) Primet 1.8 mld lekëEcuria 2.2% rritje vjetore