Kanabis në kushtet e shtëpisë

Një 55 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi pranë dhe brenda banesës së tij kanë gjetur 93 rrënjë bimë narkotike."Shërbimet e Policisë së Vlorës, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen "Ujë i ftohtë", kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike pranë dhe brenda banesës së Hajri Jaupit, 55 vjeç, në vendin e quajtur "Jonufër", në lagjen "Ujë i ftohtë" Vlorë" informon policia.Në këtë pronë, u konstatuan gjithsej rreth 94 bimë narkotike të llojit "Canabis sattiva" me lartësi 3 - 30 cm, të cilat ishin të mbjella në tokë, në bidona plastikë, në kubikë, si dhe në vazo të vendosura në taracën e banesës së këtij shtetasi. Bimë të cilat u asgjësuan me djegie.13148466_10207851774525983_1528880947_o 13120931_10207851774605985_1360395698_o 13148338_10207851774965994_448499550_o 13120565_10207851775085997_1459022662_o 13120829_10207851775165999_1578059369_o 13148340_10207851775366004_1435889382_o/Oranews.tv/