Ja çfarë i bën pata kësaj vogëlushje për të mbrojtur zogjtë e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2016, 08:38
Një vajzë e vogël 5 vjeçare ra pre e sulmit të një pate, ndërsa bashkë me motrën e saj më të madhe dhe dy vëllezërit kishte shkuar për të parë të vegjëlit e patës.Ngjarja ka ndodhur të dielën në Houston, në lagjen e tyre ku banonin.Sapo 5 vjeçarja Summer Gidden bashkë me motrën 17 vjeçare dhe dy vëllezërit u afruan pranë zogjve të patës, zemërimi i kësaj të fundit arriti kulmin, duke kaluar në sulm.Në foto shihet pata e cila e ndjek vogëlushen, e kap me sqep në kokë. 5-vjeçarja duket e tmerruar dhe në një moment rrëzohet në tokë.Fotot janë bërë nga një fqinje aty afër, ndërsa një tjetër vrapoi të kapë vajzën. Megjithatë mësohet se vajza e vogël përveç panikut që ka kaluar, nuk ka pësuar lëndime.
