Primaret në SHBA, Trump fiton në Indiana, Cruz largohet nga gara

Donald Trump ka fituar zgjedhjet paraprake në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rivali i tij kryesor Ted Cruz u tërhoq nga gara, duke i lënë kështu rrugën hapur miliarderit të Nju Jorkut për të marrë emërimin zyrtar si kandidat i republikanëve për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë gara e demokratëve u kryesua nga Berni Sanders, por Klinton gjithsesi ndodhet në avantazh.I mungon vetëm emërimi zyrtar Donald Trump për të qenë kandidati presidencial i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas fitores së shënuar në Indiana, e cila detyroi tërhqjen nga gara të rivalit të tij më të ashpër Ted Cruz.Berni Sanders ka kryesuar garën e demokratëve, duke i dhënë një sinjal ish-Sekretares se Shtetit se gara vijon dhe madje është e gjatë.Edhe pse jo shumë i pëlqyer brenda partisë së tij, tashmë miliarderi nga Nju Jorku e ka rrugën e e hapur për të fituar 1.237 delegataët që i nevojiten për të marrë zyrtarisht nominimin e partisë së tij“Shënuam një fitore të madhe sonte. Dje u publikua sondazhi Rasmussen, sipas së cilit unë tashmë krysoj përballë Hilari Klinton. Në fakt unë po udhëheq në dy drejtime, shumë gjera pozitive kanë ndodhur”, tha Trump në fjalimin e fitores para simpatizantëve të tij.Rivali më i ashpër brenda partise, i cili ishte zotuar se do të mposhte manjatin e pasurive të patundshme madje edhe me strategji të përbashkët me kandidatin tjetër, John Kasich, nuk ja doli në Indiana, rezultat i cili e bëri të tërhiqej përfundimisht nga gara.Kruz kishte shpresuar shumë në shoqërinë konservatore të krishterë të Indianas për një fitore e cila do të shenonte një kthesë pozitive të planeve të tij për të bllokuar Donald Trump, ndërkohë që pas kësaj humbje shpresa e vetme ka mbetur John Kasich.David Yepsen, drejtor i Institutit të Politikave Publike Paul Simon në Universitetin e Illinois, tha se gara republikane ka përfunduar.Fundi ka lidhje të drejtpërdrejtë me humbjen e Cruz, e cila nisi kur Trump përmendi një raport të publikuar nga tabloidi National Enquirer, sipas të cilit babai i Cruz, Rafael Cruz, emigrant nga Kuba, kishte pasur lidhje me vrasësin e Presidentit John Kennedy Lee Harvey Oswald.Ky ishte frustrimi më i madh për Cruz, i cili u duk hapur në fushatën e Evansville.Në këtë situatë duket e pashmangshme që përballja në vjeshtë të jetë mes Donald Trump dhe Hilari Klinton.Sipas analistëve, nesë kjo ndodh, fitorja e demokratëve është e sigurtë dhe Hilari Klinton bëhet Presidente e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pasuar kështu Barak Obamën.