Ja sa kushton heshtja për një dosje në Tatime!

Një rast korrupsioni është që ndodh në administratën shtetërore është denoncuar sot.Bëhet fjalë për  Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Tiranë.Emisioni investigative “Stop” ka denoncuar një rast që ka të bëjë me një biznes i cili konstaton shkelje të ligjit, vepër penale që dënohet deri në 15 vite burg në bazë të ligjit shqiptar,  por nga pamjet e transmetuara kuptohet qartë që heshtja për një dosje ka një çmim. Oficer i Policisë Gjyqësore: Kë më thuaj emrin e subjektit?Qytetari: xxxxxOPGJ: Ka njëri një xxxxx?OPGJ: E ka Landa.OPGJ: Ulu sa të vijë ajo.OPGJ: Shoqe ka ardhur një përfaqësues i subjektit xxxx.OPGj: Tani ashtu s’mund t’i them unë por po i them të presë në zyrë.OPGj: Mirë.OPGJ: Për 10 minuta do të vijë.Qytetari: Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?OPGJ: Nga Drejtoria e Rriskut bëhet fjalë.Qytetari: Çfarë do të thotë ajo?OPGJ: Domethënë janë subjekte që importojnë dhe gjithmonë shfaqin tepricë kreditore.OPGJ: Kanë ndaluar deklarimin.OPGJ: Kanë konsumuar veprën penale të evazionit fiskal, të nenit 180 varet nga vlera pastaj.OPGJ: Nuk është situatë e lehtë deri sa është bërë. Është një grup i madh subjektesh që janë të përfshira te kjo, se ai ka shit.Qytetari: Me një fjalë është vepër penale kjo?OPGJ: Po si e shet gjithë mallin dhe nuk paguan asnjë taksë në shtet, çfarë është ?Qytetari: Në raste të tilla çfarë vendos Prokuroria?OPGJ: Janë tre paragrafë.OPGJ: Paragrafi i parë- të lehtat dënohet me gjomë mos gaboj, deri në 3 vite burg. Paragrafi i dytë është diçka më e rëndë dhe i treti me vlerat …. se nuk i kam parasysh si vlera tani, është akoma më i rëndë , deri në 15 vite burg.Qytetari: Ka ndonjë mënyrë që mund të mbyllet brenda institucionit ose?OPGJ: Kam frikë se jo. Kam frikë se mund të ngelet thjeshtë çështje administrative.Landa OPGJ: E hapim dot diskun ne këtu një çikë?Landa OPGJ: Niptin ja kanë dhënë dikujt tjetër, ke parasysh, ka bërë importe.OPGJ: Tani problematikën shpjegoja me fjalë të thjeshta, se kështu si po ja sqaron…Landa OPGJ: Çuni do të më lesh një  numër telefoni ti? Do të marr dhe do të them sapo të grumbulloj dokumentacionin.Landa OPGJ: Në rregull?Qytetari: Po.Qytetari: Unë këtu nuk kam asnjë lloji problemi?Landa OPGJ: Të shoh dosjen, të shoh dokumentacionin dhe pastaj…Landa OPGJ: Se nuk jam e qartë se ka dy muaj ky muhabet, kanë shkuar e kanë parë fotografi e të gjitha. Do të marr një ditë tjetër e do të them hajde, në rregull?Landa OPGJ: Rri i qetë. Po të ketë gjë të them, çuni shife.Më vonë…Landa OPGJ: Unë i verifikova letratLanda OPGJ: E gjejmë dot xxxx t’i marr një deklarim?Qytetari: Nuk është problem kur të duash ti.Landa OPGJ: Një deklarim se si me këtë tepricë kreditore si ka operuar me niptin sepse këto subjekte …Ky ka pak mospërputhje, rreth 1 milion e katërqind lekë të vjetra TVSH, që ka deklaruar më pak se sa i kanë ardhur në doganë.Landa OPGJ: Këtu është ushtruar kontroll, është gjetur i mbyllur,Landa OPGJ:  E morëm në telefon thotë, pohon se në këtë adresë është shtruar aktivitet po për arsye shëndetësore e ka të mbyllur me 03/03.Landa OPGJ: Detyrime ka 1.4 milionë, urdhëro.Landa OPGJ: Tepricën kreditore e ka 3.7, e di ti që e ka 37 milionë lekë të vjetra të mbetura.Landa OPGJ: Dëgjo tani. Nga importet, ky ka bërë importin e fundit në 8/2013 dhe nuk e ka deklaruar 25 000 lekë të reja TVSH.Landa OPGJ: Ka një mospërputhje prej 131 000 lekësh.Duhet të kishte kaq, ka deklaruar kaq, ka 1 300 000.Landa OPGJ: Pretendojnë xxx thotë xxx 2013 subjekti i ri që është hap ushtro aktivitet 38 m katror, kujdes!Landa OPGJ: Ja fatura që ka.Landa OPGJ: Thotë nuk ka bllok faturash ka të instaluar kasën fiskale.Landa OPGJ: Se unë po shoh se ai po bën si me të vjetrën. Ai ka vënë niptin punojnë të tjerët.Landa OPGJ: Duket llogjika se me 38 metër katror dhe ishte SHPK kësaj radhe nuk ishte biznes i vogël. Dhe ai thotë se është shkuar dhe kontrolluar dhe nuk i është gjetur bllok faturash. Hap sistemin unë shoh që bën importe.Landa OPGJ: S’ka për ta fal njeri më, u arrestuan 7 vetë e dëgjove? Inspektorë tatimorë.Landa OPGJ: Sa të paguajë lekë atje me dal.Landa OPGJ: Po hyre atje do lekë.Landa OPGJ: Mua më ka ardhur dhe firma xxx për ndjekje.Landa OPGJ: Që edhe unë, këto janë tre subjekte për ndjekje penale, tre.Landa OPGJ: Një do ta çoj.Landa OPGJ: Shkova lart te drejtori kontroll dhe i thashë: Është planifikuar SXXX TAAA? Jo, tha.Landa OPGJ: Unë do bëj tentativë dhe nuk e lëviz fare, do ta marr përgjigjen që ka, s’do bëj veprime.Landa OPGJ: Kujt i ka le në zemër me më lën kaq. Kush nuk më ka lën gjë më ka pak mirnjohje.Qytetari: Afërsisht si shkojnë gjërat?Landa OPGJ: Shhhh nuk bëj shifra këtu.Landa OPGJ: Dosjen e kam unë.Landa OPGJ: Po ashtu mendoje edhe ti.Landa OPGJ: Hajde për mua je i lirë.Qytetari: Të enjten është e sigurtë që mbyllet?Landa OPGJ: Unë do ta ndjek si çështje mo tani, tani çfarë të të them unë?Landa OPGJ: Mendoje vetë…Qytetari: E kuptova. Hajt shihemi!Landa OPGJ: Hajt shihemi!Takimi i tretë, qytetari shkon për të bërë pagesën. Paguan 50 mijë lekë të vjetra dhe 150 euro.Qytetari: Ku e pi kafen ti?Landa OPGJ: E pijmë atje?Qytetari: A ekziston mundësia që shefit të hetimit me iu tek të thotë: “ Çfarë u bë me këtë dosjen?”Landa OPGJ: Nuk ka, por nëse ka të them unë. Dakord?Landa OPGJ: Deri tani nuk ka lëviz.Landa OPGJ: Ça do të thuash tani ti? Do të thuash që është shefi?Landa OPGJ: Ne na e bëjnë pa problem fare.Landa OPGJ: Në qoftë se të thotë hajde për kafe. Dakord?Landa OPGJ: Do me e taku, si do?Landa OPGJ: Do me e taku, për çfarë? Për çfarë respekti?Qytetari: Vetëm për këtë çështje…Landa OPGJ: Sa do me dhënë, më thuaj?Landa OPGJ: Tani të ikim lart ta takojmë?Landa OPGJ: Sa ti jap shefit unë?Qytetari: Ke edhe 150 euro dhe 500 mijë lekë aty.Landa OPGJ: Pse sa t’i jap unë shefit tani?Qytetari: Ti e di. Në qoftë se do të vij edhe unë lart, apo s’ka nevojë?Landa OPGJ: Do të prezantohesh? Hajde.Landa OPGJ: T’ia them atij unë këtë?Landa OPGJ: Ku është shefi? Nga shkoi?Landa OPGJ– Flet në telefon: E mbylli, mos është te drejtori?Landa OPGJ: Ka ardhur drejtori?Landa OPGJ: Të marr unë në telefon?Qytetari: 500 mijë lekë.Landa OPGJ: Po pra. 150 po ia jap atij në rregull?Landa OPGJ: Mirupafshim. Gjithë të mirat. Numrin e ke.Qytetari më pas drejtohet për të bërë një bisedë me shefin, Ledion Kolgjoka, i cili pohon edhe raste të tjera korrupsioni . Ndërsa për rastin e biznesit në fjalë për të heshtur lidhur me dosjen ka një zgjidhje…Landa OPGJ: Shefi ky është nipi nuk është vetë personi.Shefi: Nipi s’ka lidhje zonja Landa, nipi merret me AWSDERT, është një mga menaxherët më të fuqishëm.Shefi: Landa “a ka peshk në Bubq?”Landa OPGJ: Jo, mish ka atje, patjetër, në Bubq s’ka peshk.Shefi: Na ka ftuar një i prokurorisë.Landa OPGJ: Ndoshta mos ka ndonjë…Shefi: “Po mish, o mish…”Landa OPGJ: Prokurorisë së Tiranës apo Durrësit?Shefi: Tiranës.Shefi: Ti më dukesh shumë çun i mirë.Shefi: Ju keni 2-3 vite, daja jot me…kështu që nuk është se është e lehtë.Shefi: Lista, dëgjo një çikë, lista e subjekteve në bashkëpunim me doganat, administratorët e hetimit që ndiqen.Shefi: Firma që ke ti, që ka daja, ka ardhur për hetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me doganat.Qytetari: Mosrakordim i doganave me faturën e shitjeve?Shefi: Po. Mosrakordimi i këtyre. Ja ku e ke xxxxx.Shefi: Aktualisht e kanë në ndjekje…Qytetari: E di e di se ma ka shpjeguar Landa, shumat…Shefi: Tani të të shpjegoj diçka…Shefi: XXX që e ka ai tjetri e kemi çuar në Prokurori.Shefi: XXX është skemë mashtrimi, po t’i them kot ë nga hetimi që kemi bërë. Në këtë listë është edhe daja jot. Është skemë mashtrimi.Shefi: Të paktën dënimi është nga 4 deri në 10 vjet burg.Shefi: Këtë punë kemi ne.Shefi: Jo se po t’i them ty këto, merri referimet dhe shihi!Shefi: XXX, në hetim, edhe kjo skemë mashtrimi ka dalë.Shefi: XXXTrans me probleme. UXX me probleme, LXXX me probleme.Shefi: Të gjitha këto që kanë sjellë ata janë me probleme.Shefi: Kështu që unë nuk e kam të lehtë të shoh këtë dajën tënd me syrin pozitiv.Shefi: Vetëm kupto këtë gjë, asgjë më tepër.Qytetari: E kuptoj shumë qartë që ndoshta …Shefi: E kupton apo jo?Shefi: Nuk e kam të lehtë të të heq nga kjo lista këtu dhe të them: “Jo mo vlla, ky qenka në rregull.”Shefi: Më fal në 20 vetë këtu te Dogana Tatime që ta sollëm ty për hetim, a mos na di gjë për budallenj?Shefi: A e kupton çfarë po të them?Shefi: Meqenëse ti ke ardhur dhe qenke çun i mirë, qenke çun trendy, do ta shohim, se Landa më ka folur shumë pozitivisht.Shefi: Ka dy tre ditë që më thotë dhe unë i thashë që do e shohim, sepse unë që të të heq nga kjo..Shefi: Mua mi kanë sjellë këto për ekzekutim.Shefi: Dhe e di çfarë do të thotë për ekzekutim?Shefi: Mbarojmë veprimet proceduriale dhe pastaj e çojmë në Prokurori.Shefi: Do të thuash ti: Unë mund ta zgjidh në Prokurori dhe në Gjykatë , e zgjidh e zgjidh …po të gjithë e dimë se si funksionon Gjykata dhe Prokuroria sot dhe çfarë flitet atje.Shefi: Gjithësesi sensi është pozitiv, meqenëse ti ke ardhur deri këtu..Landa OPGJ: Ti e ke numrin tim, thuaj Landa ne po vijmë…Shefi: Tani ça të them unë?Shefi: Hajde kur të duash, zyra është e hapur.Shefi: Sensi është pozitiv, nuk kemi qëllim që të godasim.Shefi: Po me 3 nipte, daja na ka lujt një çikë në dogana, fatura etj etj…Qytetari: Unë e pashë edhe diferencën.Shefi: Nuk ka lidhje diferenca, jo.Shefi: Kanë lidhje gjëra të tjera që përbëjnë direkt vepër penale. Kanë të gjithë në tatime.Shefi: Askush s’ka që s’është debitor, që s’paguan lekët në shtet.Shefi: Gjithësesi zyra është e hapur. Hajde.