Vendimi: 9 “xhihadistët” dënohen me 126 vite burg
Nën thirrjet "Allahu Ekbar", Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me një total prej 126 vitesh burg 9 imamët e vetëshpallur të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për Shtetin Islamik.Dënimet më të rënda Gjykata i dha për tre të akuzuarit kryesorë, për Bujar Hysën 18 vite burg, Genci Ballën 17 vite dhe Gerti Pashjan po 17 vite burg.Më herët Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për secilin. Për 6 të akuzuarit e tjerë, Gjykata dha nga 7 deri në 16 vjet burg, ndërsa caktoi që të dënuarit të vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë.Të pandehurit dhe mbështetësit e tyre vendimin e pritën të ulur, pasi siç janë shprehur edhe gjatë proçesit nuk i njohin Gjykatat,por vetëm ligjet e Allahut.Para se të dëgjonin vendimin, 9 të pandehurit kanë kryer ritin e faljes brenda Gjykatës.Gjatë leximit të vendimit që si kurrë më parë u dha rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të martës, në sallë pati reagime të forta shpesh herë edhe në kor, ndërsa nuk munguan as kërcënimet në drejtim të trupës gjykuese.Pas vendimit të Gjykatës, avokati i të pandehurit Orjon Reçi, Roland Islami, deklaroi se vendimi ishte i paragjykuar.Sipas tij, ata do të kërkojnë prishjen e këtij vendimi, sepse është dhënë jashtë orarit zyrtar.Avokati Roland Islami: Nuk ka si e dënonte ndryshe kur ai nuk akuzohet për veprimet që ka bërë, ai akuzohet për atë që ai beson, atë që ndjen. Nuk e kërcnuan dhe nuk kishte asnjë kërcënim.Ky vendim duhet të acarojë të gjithë Republikën e Shqipërisë, të gjithë popullin shqiptar, pasi është një vendim kundër ndërgjegjes, kundër besimit, kundër asaj që njerëzit ndjejnë. Ne ankimin do ta bëjmë ditën, nuk do ta bëjmë natën siç u shpall vendimi. Shpallet vendimi jashtë orarit zyrtar. Ka pasur 500 fletë konkluzion dhe gjykata nuk i ka lexuar fare. Nuk mund të shpallet vendimi natën.Ndërsa për një prej mbështetesve të të akuzuarve, tha se vendimi faktoi dështimin e sistemit të drejtësisë.Imam Ali: “Me këtë vendim zyrtarisht u deklarua se ky sistem i gjithi ka dështuar, sistemi demokratik dhe drejtësia në vend. Mjafton që këta besimtarë dhe imamë janë dënuar nga i njëjti trup gjykues që ka liruar Arben Frrokun. Thjesht ky proçes ka qenë për të nxjerrë mësim të tjerët, prandaj të gjithë hoxhallarët sot duhet të maten njëmijë herë kur të nxjerrin një fjalë nga goja që ka të bëjë vetëm me fenë e tyre".Seanca maratonë prej gati 12 orës që përmbylli një prej proçeseve më të bujshme të kohëve të fundit në vendin tonë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku efektivë të shumtë të forcave të rendit blinduan Gjykatën e Krimeve të Rënda.Dënimet e imamëveBujar Hysa 18 vjet burgGenc Balla 17 vjet burgGert Pashai 17 vjet burgOrjon Reçi 13 vjet burgVerdi Morava 13 vjet burgAstrit Tola 7 vjet burgEdmond Balla 13 vjet burgFadil Muslimani 12 vjet burgZeqir Ymeri 16 vjet burg [caption id="attachment_738114" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: "Xhihadistet" sot (3 maj 2016) ne Gjykate[/caption][caption id="attachment_738115" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga Gjykata[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=lI82RKHUoSg