Bllokohen mbi 10 kv mish në një thertore në Vorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2016, 20:13
AKU ka bllokuar një sasi prej mbi 10 Kv mish gjatë një inspektimi të zhvilluar në Vorë në një therrtore, pasi nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare të ruajtjes së mishit.Në një deklaratë për mediat, AKU sqaron se u mor masa administrative gjobë prej 150 mijë lekë dhe bllokim të aktivitetit.Po ashtu AKU po verifikon dokumentet e gjurmueshmerise për të verifikuar nëse nga ky mish i kontaminuar janë shpërndarë sasi ne treg.Po ashtu dy inspektorë janë ndjekur penalisht, pasi gjatë një inspektimi të zhvilluar në 22 shkurt situata e këtij subjekti ka qenë e njëjtë.Njoftimi i AKU
"Në vijim të inspektimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme AKU, fokusi është përqëndruar edhe mbi thertoret. Kështu, gjatë inspektimeve të kryera në Qarkun Tiranë, problematika u shfaqen në thertoren “DUKA R.J.M.I”, me seli në Vorë, e licencuar në vitin 2010. Nga inspektimi i kryer rezultoi se, subjekti “DUKA R.J.M.I”, nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare të ruajtjes së mishit, si dhe në një nga ambientet e tij frigoriferikë, kishte një sasi të konsiderueshme (mish, të brendshme, dhjamë dhe mbeturina të mishit), të cilat ishin grumbulluar nga dëmtimi i tyre për defekte të frigoriferëve, apo dhe gjatë transportit. Për këtë sasi produkti, ndaj subjektit “DUKA R.J.M.I” u morën këto masa:- Bllokimi i sasisë së konstatuar së mishit dhe iu la detyrë subjektit që të marrë masat për kryerjen e asgjësimit të tij duke njoftuar më parë DRAKU – Tiranë për datën e asgjësimit;
- Gjobë në masën 150.000 lekë;
- Bllokim aktiviteti;