Ish-xhihadisti shqiptar rrëfen odisenë siriane

Albert Berisha, një ish xhihadist kosovar i cili udhëtoi për të luftuar në Siri, u shfaq para një gjykate në Prishtinë të hënën për të ritreguar versionin e tij të historisë dhe për të deklaruar se është i pafajshëm.Berisha, i cili është diplomuar për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka një master nga Universiteti i Tiranës, u arrestua në vitin 2014 dhe u akuzua për pjesëmarrje në një organizatë terroriste. Kjo vepër penale dënohet me minimalisht pesë vjet burg.Berisha tha se ai shkoi në Siri nga 6 tetori deri më 20 tetor 2013 për të ndihmuar opozitën e Sirisë në luftën e tyre kundër regjimit të Bashir Al-Assad, por nuk mori pjesë kurrë në luftime.Kur mbërriti në Siri, ai kërkoi të bashkohej me formacione të përbëra nga shqiptarë “për të shmangur barrierat e gjuhës” dhe u dërgua të takojë Lavdrim Muhaxheri, komandantin e shqiptarëve që luftojnë për ISIS.“Betohem në Zot se nuk pata dëgjuar kurrë për të dhe nuk isha takuar kurrë më parë me të,” tha Berisha kur prokuroria e pyeti nëse e njihte Muhaxherin që më parë.Berisha pretendoi se ai kërkoi në internet për rreth dy orë kur disponohej energjia elektrike, duke u përpjekur se ku kishte përfunduar dhe pas kësaj i doli përpara një video e Muhaxherit.“Atëherë unë kuptova se isha pjesë e organizatës së Shtetit Islamik dhe vendosa të largohem prej aty e të bashkohem me grupin Ahrar al-Sham,” tha Berisha.Për shkak se arratisja nga ISIS po rezultonte e pamundur, sipas Berishës, ai përdori Facebook për të kontaktuar një shok në Kosovë dhe për të organizuar një plan ikjeje.“Ai më dërgoi pas kësaj një SMS ku shkruhej se një familjar i imi qe sëmurë dhe unë duhej të kthehesha në shtëpi, të cilën e përdora si justifikim për t’u kthyer në Kosovë,” tha i dyshuari para gjykatës.Berisha pretendoi se pas kësaj u bashkua me Ahrar al Sham, duke thënë se ai kishte kontrolluar edhe listën e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për t’u siguruar se ky grupim nuk qe në listë.“Grupi mbështetej financiarisht nga Katari, Arabia Saudite dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me armë nga SHBA,” tha Berisha.Ndërsa Ahrar al-Sham nuk figuron në listat e organizatave të klasifikuara si terroriste në Perëndim, ai klasifikohet si i tillë nga Iraku, Siria, Irani dhe Rusia. Burime të tjera thonë se ky grupim ka lidhje me Al Nusta – degën e Al Kaedës në Siri.Berisha tha se kur ai u kthye në Kosovë pasi Muhaxheri i dha atij leje për të ikur, një shqiptar nga Shkupi i pati thënë atij se “rekrutët e tjerë shqiptarë te ISIS qenë penduar që nuk e kishin vrarë” atë.Berisha tha se ai kishte kaluar shumë pak kohë me Ahrar al-Sham për shkak të tensioneve në rritje mes tyre dhe formacioneve luftarake të ISIS dhe se ai nuk dëshironte të bëhej pjesë e luftimeve mes dy formacioneve.Rreth 100 vetë janë arrestuar në Kosovë që nga shtatori 2014 me akuzën e pjesëmarrjes aktive apo atazhimit me grupime islamiste, përfshirë ISIS dhe Al-Nusra.Më shumë se pesëdhjetë janë aktualisht në gjyq. Vlerësimet më të fundit të autoriteteve thonë se në total, rreth 300 kosovarë gjenden në Siri.BIRN