Pamje të rënda, ja si helmohet pa mëshirë qeni në Korçë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2016, 19:54
Animal Rescue Albania ka denoncuar një rast të helmimit të një qeni në qytetin e Korçës. Sipas kësaj organizate qeni i cili është helmuar, nuk ka qenë qen rruge, por ishte pjesë e një familje të huaj.Organizata denoncon se bashkia e Korçës ka hedhur në rrugët e qytetit, sasi të mëdha helmi për të vrarë qentë dhe macet.Shoqata për mbrojtjen e kafshëve i bën thirrje kryebashkiakut Sotiraq Filo, të mos shpërdorojë paratë publike për të blerë helm, por sipas ligjit të kryejë sterilizimin e kafshëve. Animal Rescue Albania publikoi këtë video ku tregohen vuajtjet e qenit Husky.
Ja denoncimi i "Animal Rescue Albania"Korça e qytetarise pergatitet per te mirepritur sezonin e veres 2016.Dhe sigurisht qe ne perputhje me traditen e konsoliduar tashme nje nga detyrat eshte dhe ajo e pastrimit te rrugeve nga ata qe rezultojne te jene me problematiket per turizmin ne Korce.Dhe jane pikerisht ata qente apo macet e rruges. Tani fushata e gjenocidit masiv nuk po kursen asnje. Dhe qente qe kane fatin te jene me pronar jane te te denuar me vdekje. Askush nuk kursehet pasi ne kete qytet vetem dy kembeshi qytetar korcar shume i merakosur per pastertine dhe ambjentin qe e rrethon ka te drejte te jetoje.Ashi qenushi husky ne foto eshte vetem nje nga qente e helmuar. Ai nuk ishte vetem nje qen, ai ishte pjesetar i nje familje te huaj qe ka vendosur te jetoje ne Korce dhe ka qene pjese e pandare e gjithe jetes se tyre. Atij iu desh te linte kockat ne kete qytet kaq te eger me kafshet. Po si mund ta kuptojne kete ata qe i kane zemrat dhe mendjen e mbyllur. Nuk u ngopen duke helmuar per vit shpirtin e tyre te zi me jete te pafajshme. Mendja e tyre eshte e mbyllur e nuk kupton qe kjo nuk eshte zgjidhje.Gjate ketyre koheve kemi ndjekur me vemendjen kete fushate makabre. Dhe pse autoritetet nuk e pranojne eshte e sigurte qe kjo po ndodh ne menyre te organizuar ne shume lagje te Korces dhe nuk eshte akt i nje individi te semure.Lutemi dergoni nje note proteste tek Kryetari i Bashkise Korce ne emailin [email protected] me tekstin:Zoti Kryetar i Bashkise, Me vjen turp nga gjenocidi masiv i vrasjese se kafsheve nga Bashkia Korce- Mos shperdoroni per te blere helm dhe per te futur ne xhepat tuaj fondin qe ne perputhje me ligjin ju jepet per te kryer identifikimin dhe sterilizimin e kafsheve te rruges. Stop vrasjeve. Zbatoni ligjin dhe filloni pa humbur kohe fushaten e sterilizimit. Kjo qe po beni eshte e paligjshme dhe ju jeni fajtor.Shperndani postimin.Diten Nderkombetare te Kafsheve te Rruges ia dedikojme vuajtjes se mijra kafsheve te sarkifikuara se fundmi ne kete qytet.