Serveri i Tatimeve, inxhinieri i IT: Nuk u klonuan të dhënat e subjekteve
Florian Vrenezi i cili ka qënë në detyrën e inxhinerit të IT që kontrolloi sistemin e Tatimeve në 2013 ka hedhur poshtë akuzat e deputetëtëve të komisionit hetimor se mund të ishte ai që ka klonuar të dhënat e tatimpaguesve dhe marrjen e pjesëve të serverit.
Florian Vrenezi: Pikëpamja e sigurisë së dobët ishte se paswordet kanë qenë që kur kam qenë unë psh, nuk ndërroheshin në ato intervalet e përcaktuara. Kabllot e rrjtetit dilnin nga dritarja dhe fibrat optikë dilnin nga dritarja.
Arben Ristani: Dy ishin mangësite: Nuk ishin ndërruar paswordet dhe kabllot dilnin nga dritarja?
Florian Vrenezi: Këto ishin mangësitë që më kujtohen si më të rëndat. Aksesi aty ishte nga kushdo si nga një specialist i thjeshtë edhe nga drejtori. Duhet të ketë një sistem më kartë që të logojë çdo person që hyn dhe del. Aty nuk dihej kush hynte dhe kush dilte.
Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Posaçëm Parlamentar Vrezeni deklaroi se masat e sigurise ne dhomën e serverit nuk ishin të standardeve të larta ku gjithekush mund te hynte lirisht e në këtë mënyrë të fshinte të dhënat.
Arben Ristani: Kjo pjesë e Prokurorisë që thotë që ju keni klonuar dhe jeni marrë me klonimin është e pavërtetë?
Florian Vrenezi: Është e pavarëtetë
Arben Ristani: Ju jen pyetur në Prokurori?
Florian Vrenezi: Jam pyetur dhe kam thënë që nëse...se më thanë me çfarë softi është kryer klonimi. Unë nuk di të jetë bërë klonimi, ishte përgjigjia ime. Nëso do ishte bërë më thanë na përmend disa softe që mund të bëhet klonimi dhe unë me dijenitë e mira përmenda disa softe, por nuk është e vërtetë që është kryer klonim apo kam kryer klonim apo është marrë me hard disk apo laptop.
Komisioni Hetimor per Serverin e Tatimeve në ditët në vijim do të vazhdojë seancat dëgjimore edhe me dëshmitarë të tjerë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave.
/Oranews.tv/