Isa Mustafa kërcen vallen e Rugovës

Në fakt, nuk është ndonjë garë vallëzimi e yjeve, por ceremoni e inaugurimit të një projekti për prodhimin e djathit vendor në Kosovë.Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samual Zbogar përmbylljen e projektit “More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” (Më shumë djathë kualitativ vendor për tregun vendor), e kanë festuar me valle tradicionale, e njohur si "Vallja e Rugovës".Kësaj vllaje, nuk ka hezituar ti bashkohet edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri./Gazeta Express/