A do të zhvendoset monumenti i Skënderbeut? Ja përgjigjia

Monumenti i “Gjergj Kastrit Skënderbeut” nuk do të zhvendoset me projektin e ri të sheshit në qendër të Tiranës. Këtë lajm e komunikoi për Ora News koordinatori i projektit për sheshin “Skënderbej”, Gentian Agolli.Agolli: Monumenti i Gjergj Kastriotit është gati inegzistent sepse është larg këmbësorëve dhe nuk mund të kesh akses në të dhe kjo e bën që nuk është në atë identitet që ka qenë dikur. Kjo ndërhyrje që ka kohë që po punohet do ta kthejë të jetë pronë e qytetit.Do të jetë monumenti?Agolli: Sigurisht që monumenti do të jetë aty.Ku do të jetë?Agolli: Aty ku është, pa lëvizur.Sepse tek pamjet e sotme nuk dukej se ku do ishte.Agolli: Nuk e di çfarë pamjesh keni parë, por është aty dhe nuk lëviz nga i njëjti pozicion që është sot./Oranews.tv/