Grantet në bujqësi, Panariti në Barbullush: Do zgjidhim problemet e pronësisë
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ishte në Barbullush të Shkodrës, ku premtoi zgjidhje të problemeve të pronësisë për fermerët e kësaj zone, në mënyrë që të mund të përfitojnë nga grantet. Panariti u bëri thirrje fermerëve që të respektojnë kushtet higjeno-sanitare për tregtimin e produkteve bujqësore, apo bulmetit. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti premtoi zgjidhje të shpejtë për problematikën e krijuar me çertifikatat e pronësisë në Shkodër, ku shumë fermerë janë penalizuar nga përfitimi i granteve apo subvencioneve në bujqësi.Panariti: “Titujt e pronësisë të shkojnë në çertifikata pronësie. Kjo është mënyra që këta të jenë përfitues të mbështetjes nga subvencionet shtetërore pasi një pjesë e tokës veçanërisht në Malësi të Madhe është e ndarë sipas kufijëve të vjetra, por me amendimet që janë bërë ligjin 7501ekziston mundësia që të kemi një konvergim të titujve të pronësisë me situatën defakto në terren”.Panariti kërkoi të marrë fund tregtimi në rrugë dhe jashtë çdo kushti higjeno-sanitar i produkteve bujqësore, apo bulmetit.Panariti: “Është sfidë e pushtetit qëndror,lokal, e konsumatorit sepse ai duhet të ketë ndjeshmërinë e duhur që mos ta blejë një copë djath në një bankarelë ekspozuar në mes të diellit dhe pluhurit”.Bllokimi i kanalit vaditës ka qenë problemi që fermerët i parashtruan Ministrit të Bujqësisë.Ministri Edmond Panariti, i shoqëruar nga zyrtarë lokalë të Shkodrës, ish në fshatin Barbulluesh ku pa nga afër investimin 10 mln lekë në baxhon e një fermeri të zonës, ku 60% e vlerës është mbuluar nga projekti holandez "sared", për zonat në zhvillim./Oranews.tv/