Për herë të dytë rikthehet për gjykim masakra e Kozares

Gjykata Kushtetuese rikthen për rigjykim për herë të dytë Luan Marrën, të arrestuarin si autor të të quajtur Masakra e Kozarës një vrasje e ndodhur 10 vjet më parë.Luan Marra ishte i vetmi person i cili u arrestua për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtimit, kunatës Flories (e cila ishte shtatzënë) dhe djalit të tyre 2-vjeçar, Artiol Mara në 2006.I dënuar dy herë me burgim të përjeshtëm Gjykata Kushtetuese me një vendim nr 20 të 4 prill 2014 vendos rigjykimin e tij në Gjykatën e Shkallës së parë të Beratit.Në vendimin e siguruar nga Ora News thuhet se paligjshmëria në lidhje me mënyrën e marrjes së provave në procesin penal nuk është korrigjuar as në procesin e rigjykimit të procesitGjykata vëren se gjykata e shkallës së parë e ka përdorur procesverbalin e eksperimentit hetimor si provë kryesore gjatë rigjykimit të kërkuesit, megjithëse në vendimin nr. 14/2011 është konkluduar për paligjshmërinë e mënyrës së marrjes së kësaj prove, në kushtet ku kërkuesi ka inkriminuar veten, pa praninë e mbrojtësit dhe të prokurorit, si dhe në rrethana që ngrinin dyshime për ushtrim dhune ndaj tij e që kërkonin hetim nga autoritetet, për rrjedhojë, është cenuar procesi i rregullt ligjor. Po kështu këto shkelje nuk janë korrigjuar nga gjykata e apelit dhe Gjykata e LartëSipas Gjykatës "procesi konsiderohet i parregullt në kuptimin kushtetues edhe në gjykatat më të larta që kontrollojnë vendimin e shkallës së parë, nëse ato, duke u bazuar në kompetencat që u jep ligji, nuk kanë plotësuar ose nuk kanë korrigjuar shkeljet e konstatuara në vendimin e gjykatës së shkallës së parë në drejtim të standardeve dhe elementeve të një procesi të rregullt ligjor (shih vendimet nr. 24, datë 30.04.2012; nr. 11, datë 23.04.2009 të Gjykatës Kushtetuese). Në këto kushte, Gjykata çmon se në rastin konkret si gjykata e Apelit, ashtu dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kanë lejuar një proces të parregullt në aspektin kushtetues”Vetëm një gjyqtare Altina Xhoxhaj ka votuar kundër duke deklaruar se kërkesa e Luan Marrës është e pabazuar dhe se ajo duhej të ishte rrëzuar nga Gjykata.Krimi i katërfishtë ndodhi më 10 shkurt 2006. Shpëtim Marra, me gruan shtatzënë në kohën kur ndodhi ngjarja dhe djalin 2¬ vjeçar, u gjetën të vdekur në banesën e tyre, në fshatin Kozare, pasi ishin vrarë gjatë natës.Ata janë gjetur të vrarë me plumba të nesërmen në mëngjes.

Vendimi i Gjykatës për Luan Marren

/Oranews.tv/