Ambasadorja e Holandës: Për të luftuar korrupsionin s'duhet të presim reformën në drejtësi
Ligjet shqiptare si ato ekzistuese dhe ato që mund të hartohen do të kalojnë në sitën e disa juristëve për të parë nëse ato lënë shteg për afera korruptive. Një projekt i financuar nga ambasada holandeze do të nisë zbatimin me mbështetjen edhe të qeverisë shqiptare. Për ambasadoren e Holandës për të luftuar korrupsionin nuk ka nevojë vetëm të pritet realizimi i reformës në drejtësi.Legjislacioni egzistues dhe ai që pritet të hartohet do të kalojë në filtrat e disa juristëve për të eliminuar hapësirat që mund të lërë ligji për korrupsion. Projketi i financuar nga ambasada holandeze parashikon të ngrejë një sistem të ri vlerësimi për të gjitha ligjet në fuqi pasi të gjitha ligjet kanë formulime të tilla që lënë vend për korrupsion.Auron Pasha, Drejtor i Pergjithshem IDRA: Jo domosdoshërisht ligjet janë aq të mira dhe aktet ligjore janë aq të mira dhe potencialisht moszbatueshmëria e tyre lidhet edhe më faktin që ato kanë problematike specifike të cilat lejojnë intepretime apo transaksione korruptive.Por ambasadorja holandeze nxiti organet e hetimit të mos presin realizimin e reformës në drejtësi për të luftuar korrupsionin pasi kjo betejë mund të bëhet edhe me ligjet ekzistuese.Dewi Van De Weerd, Ambasadore e Holandës: Nëse Shqipëria do të bëhet anëtare e BE duhet të ndryshojnë disa praktika. Shpesh dëgjojmë për reformën në drejtësi dhe duhet të presim derisa këjo reformë të bëhet dhe kjo është arsyeja që ska shumë ndryshime. Unë mendoj se reforma në drejtësi është një element shumë thelbësor dhe nëse kjo reformë dështon do të ndërpresë gjithçka. Reforma nuk duhet të jetë shfajësim që të presim. Ndaj mendoj se ajo që është shumë e nevojshme për tu bërë është ndryshimi i mentalitetit. Ministri Blendi Çuçi njëkohësisht edhe koordinator për luftën kundër korrupsionit tha se nisma të tilla janë pozitive.Bledi Çuçi: Duke parë eksperiencat e vendeve të Rajonit të vendeve të Eruopës dhe duke hulumtuar në realitetin shqiptar të krijojmë një metodologji solide. Po u ngrit kreq metodologjia edhe produkti nuk do të jetë ai i pritshmi.Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ka trajnuar 22 juristë që rezultatet e monitorimit do t'i pasqyrojnë në një portal online duke i renditur ato sipas një treguesi të rrezikur për korrupsion./Oranews.tv/