Poliklinika e Fierit, radhë të gjata të pacientëve për vizitë te specialisti
Në poliklinikën qëndrore të Fierit vërehet dyndje e pacientëve të grupmoshave të ndryshme. Teksa presin me orë të tëra në radhë, qytetarët thonë se shpesh penalizohen nga vonesat e mjekëve, të cilët punojnë edhe në spitalin rajonal të Fierit.Radhë të gjata dhe fluks vizitash në poliklinikën qëndrore të Fierit. Luhatjet e temperaturave kanë sjellë shtim të rasteve nga virozat e stinës, por edhe komplikacione të sëmundjeve kronike, kryesisht tek mosha e tretë.Pacientët pohojnë se mbajnë radhë me orë të tëra për t'u vizituar te mjekët specialistë, për të cilët thonë se nuk i zbatojnë oraret.Pacient: “ Kemi 2 orë, 3 orë. Sidomos për moshat e mëdha është shumë keq, ka edhe fëmijë. Rrimë presim, na sorrollasin”.Paciente: “Erdha prapë për kontrollin, numrin e kam prerë, kur të vijë doktoresha”.Paciente: “Që në pikë të mëngjesit, në 11 fillon vizita jonë. Vuaj nga zemra, nga të gjitha”.Paciente: “Është me turne, pasdite në orën 11 vjen ajo tjetra, ndërrohen”.Jashtë kamerave personeli i poliklinikës qëndrore në Fier thotë se numri i vizitave shkon mbi 50 në ditë dhe e kanë të pamundur të përballojnë fluksin prezentë në çdo periudhë të vitit. /Oranews.tv/