Sezoni turistik, sistemohet Rruga e Kombit
Në prag të fillimit të sezonit turistik, segmenti tuneli i Kalimashit-Morinë në Rrugën e Kombit, i është nënshtruar ndërhyrjes për rehabilitimin e kanaleve të kullimit të ujërave dhe vendosjes së sinjalistikës.Në këtë segment,më i prekuri nga fenomeni i rrëshqitjes së dherave e gurëve në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, është ndërhyrë për lirimin e kanaleve të kullimit pasi rrezikonin mos qarkullimin e ujërave të bardha.Sipas përfaqësuesit të firmës mirëmbajtëse të veprës më të kushtueshme në vend prioritet i është dhënë vendosjes se sinjalistikës.Fiqiri Taci, përfaqësues i firmës kontraktore: Kemi marrë të gjitha masat me kontrolle gjatë 24 orëve për praninë e gurëve. Nëpërmjet Rrugës së Kombit, gjatë stinës së verës, mbi 1 milionë pushues, kryesisht nga Kosova i drejtohen bregdetit Shqiptar ndërkohë që e shumëfrekuentuar edhe dhe turizmi malor në Valbonë dhe Shishtavec./Ora News/