Basha akuza Ramës: Qeveritarët fshehin pasuritë, kryeministri mbështet të korruptuarit

Kryetari i Partisë Demrokatiek Lulzim Basha, akzuoi kryeministrin se ka fshehur paratë e korrupsionit, ndërkohë që sipas tij për 3 vite fatura e abuzimeve ka arritur vlerën e 400 milion dollareve. Basha është i sigurtë se kjo shifër mungon në buxhet dhe eshte ne xhepin e pushtetarëve, por nuk mund të thotë nëse janë nisur për në Panama. Deklaratat e Bashës erdhën në qytetin e Fireit , pas një takimi me fermerë, mjekë, apo përfaqësues të profesioneve të tjera.Fier-Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha, ka akzuar kryemsinitrin Edi Rama dhe kabinetin qeveritarë se kanë vjedhur parat e qytetarëve. Gjatë takimit me banorë të Njësive Admisnitritve në qarkun e Fierit dhe përfaqësues të profesioneve të ndryshme, kryetari i opozitës tha se në 3 vite fatura e rryshfetit dhe abzuimeve të kësaj qeverie ka arritur na 400 milion dollare.Basha: Ato 400 milionë dollarë që nuk mbërritën në buxhet në fakt diku kanë mbërritur apo jo?! Se di janë nisur për në Panama apo diku tjetër por në kontot e pushtetarëve shqiptarë kanë mbërritur. Të falënderosh doganat dhe tatimet është njësoj si të falënderosh Ilir Beqën që po na shton ditët me shëndetësinë falas dhe të reformuar, kur në spitalin e Fierit e në urgjencat e Fierit nuk ka jod, nuk ka garza. Të falënderosh Ilir Beqën që jep 1 milionë dollarë në muaj Vilma Nushit.Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë takimeve me fermrët në qarkun e Fierit, shpalosi programin për bujqësinë, duke theksuar se ashtu siç infrastruktura u kthye në prioritet të investimeve në vitet 2005-2013, në qeverisjen e tij prioritet do të jetë bujqësia.Basha:  Synimi ynë është që në vitin e parë në qeverisje ne të jemi me 150 milionë euro me buxhet për bujqësinë, për të subvencionuar bujqësinë, për të subvencionuar punën, bujkun, jo grumbulluesin, jo 4-5 veta që kanë lidhje me qeverinë. Po drejtpërdrejtë bujkun dhe blegtorin”.Banorët e njesive adminsitrtive në këtë qark, i kanë shprehur kryetarit të opozoitës, shqetësimin për infrastrukturën rrugore, kanalet e vaditjes dhe kullimit si dhe mungesën e subvencioneve dhe shërbimin e munguar shëndetësor. Zoti Basha është takuar dhe me disa mjekt ku është njohur me shqetësimet që sipas tyre check-up-in nuk është produktiv dhe rezultatet e saj të manipuluara./Oranews.tv/