Fushë-Krujë, tregtarët shesin mbi urë mes ndotjes

Prej vitesh tregtarët në Fushë Krujë shesin produktet mbi urë, mes ndotjes dhe trafikut të automjeteve. Shitja në kushte të tilla është një rrezik potencial për konsumatorët ndërkohë që instiucionet e sigurisë ushqimore, nuk ushtroj kontrolle për të mos lejuar trgëtimin në kushte të tilla.Tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale në tregun e Fushë Krujës bëhet mes mbeturinave, pluhurit dhe mbi urë. Edhe pse të ndjeshmë ndaj kushteve atmosferike, temperaturave të larta, qumshti dhe prodhime të tjera të tij shiten në rrugë, po ashtu produkte të tjera bujqësore si dhe veshje e kepuce të përdororura.Pavarësisht premtimeve të përvitshme se do të ndërtohet një treg i ri, as pushti vendor as qeveria nuk kanë krijuar kushte për tregëtarët ndërsa AKU vijon lejimin në këto kushte në mungesë të plotë të higjenës .Tregëtimi në këto kushte është një rrezik potencial për shëndetin e konsumatotrëve po instiucionet e sigurisë ushqimore nuk monitorojnë situatën duke i hapur rrugë tregtimit në kushte të tilla; mes trafikut, në qiell të hapur dhe ndotjes nga çlirimi i karburanteve të autmomjeteve./Oranews.tv/