Gjyqtarët në Shkodër: Presioni s'është reformë efektive

“Nuk pajtohemi me keqfunksionimin e sistemit të drejtësisë por presioni i madh dhe anatemues, si dhe fjalori fyes që po përdoret ndaj nesh nuk janë mënyre përmirësimi dhe nuk sjellin reformë efektive në drejtësi”.Deklarata u bë nga kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër Arben Zefi para gjyqtarëve të veriut, gjatë analizës vjetore të Gjykatës së Apelit.Zefi: Nuk mund të mos përmend presionet e mëdha dhe anatemuese në mënyrë permanente ka kursyer në përdorimin e fjalorit në sulme denigruese. Nuk mendoj se reforma është më e mirë dhe ajo çka presin shqiptarët, nëse shoqërohet me akuza. Nuk mendoj se reforma është një garë sprinti ku të shtymë me bërryla kush del i pari dhe të marrë medaljet. Për kreun e Gjykatës së Apelit Shkoder Fuat Vjerdha shqetësim mbetet mos plotësimi i vendeve vakante nga KLD që ka rritur kohën e pritjes për gjykim.Vjerdha: Mos paraqitja e avokatëve në seancat gjyqësore është problem tejet shqetësues për ne. Ata të vetëdijshëm se ne garantojmë respektimin e të drejtës për t’u mbrojtur me avokat, jo rrallë abuzojnë me këtë të drejtë, duke shkaktuar shtyrjen e seancave gjyqësore.Akuzat e vazhdueshme për një "drejtësi me probleme", por edhe shfaqja në media e luksit të tepruar të gjykatësve Shqiptarë, i ka bërë gjyqtarët të ndihen jokomod.Aleks Nikolli, gjyqtar: Është çështje edhe e etikës. Mediat duhet ta transmetojnë. Ata nuk kanë interes të fjalës suaj, por po merren me inkuadrime.Gert Hoxha, anëtar i KLD-së: Nëse ne nuk bashkëpunojmë me median, ne nuk mundemi kurrë të fitojmë atë çka kemi humbur. Cili është sot problemi më i madh i drejtësisë në Shqipëri? Është besimi i publikut.Por ndërsa ndodhi kjo replikë, vetë kreu i Gjykatës së Apelit Fuat Vjerdha, e cilësoi pretendimin e gjykatësit Nikolli si çështje perceptimi dhe se jo të gjithë janë të shqetësuar nga prania e kamerave./Ora News/