Skandali i Panamasë, kryeministri i Islandës kërkon shpërndarjen e Parlamentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2016, 15:23
Kryeministri i Islandës Sigmundur Gunnlaugsson i ka kërkuar Presidentit të vendit Olafur Grimsson që të shpërndajë Parlamentin, raporton agjencia e lajmeve Reuters.Vendimi vjen ndërkohë që emri i kryeministri u përmend në skandalin e fundit të fshehjes së pasurive në Panama.Kjo shkaktoi protesta në Islandë pasditen e shkuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.Nga ana e tij, Presidenti ka deklaruar se do të konsultohet me partitë e tjera për ndërmarrjen e këtij vendimi, duke refuzuar paraprakisht shpërndarjen e Parlamentit.Vetë Gunnlaugsson nuk ka pranuar të flasë për çështjen gjatë një interviste televizive./Ora News/