Fronti Al-Nusra rrëzon avionin qeveritar në Siri, merret peng piloti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2016, 15:16
Grupi terrorist Fronti Al-Nusra ka arritur të rrëzojë një avion ushtarak qeveritar, ndërsa ka marrë peng pilotin. Avioni Sukhoi 22, u rrëzua në jug të Alepos.Në një video të transmetuar nga në rrjetet sociale shihet momenti i rrëzimit të avionit, i cili shpërthen në flakë.Jugu i Alepos është shndërruar në një front të vërtetë lufte pasi grupet terroriste atje janë bashkuar kundër forcave qeveritare.Thyerja e armëpushimi ka dhënë ndikimin e vet në këtë drejtim. Komanda qeveritare siriane ka bërë të ditur se forcat qeveritare dhe aleatët e tyre do të rinisin ofensivën në pjesën jugore dhe lindore të Alepos.

/Ora News/#Sondakika #Halep'te SU-22 tipi uçağının düşüş anı. pic.twitter.com/yKOJa9Tsje
— Abdülhamid Altıntaş (@Abdlhmdaltintas) April 5, 2016