Erdogan kritikon BE për refugjatët edhe pse bashkëpunon me të

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar qeveritë europianë për menyrën sesi po i përgjigjen krizës se refugjatëve, edhe pse qeveria e tij po bashkëpunon me skemën e Bashkimit Europian, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve.Emigrantët e parë të deportuar nga ishujt grekë janë dërguar përsëri në Turqi, duke mbyllur kështu një prej rrugëve kryesore të përdoruara nga miliona njerëz që ikin nga lufta dhe varfëria për të mbërritur në vendet e pasura të Europës veriore dhe qëndrore.Erdogan akuzoi vendet e BE-së kanë ngritur mure me tela me gjemba, duke thënë se këto vende janë më të pasura se Turqia, por nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në krizën më të rëndë të emigrantëve që prej Luftës së Dytë Botërore."Turqia ka strehuar tre milionë sirianë dhe se kush po përpiqet ti largojë ata tashmë është e qartë. Vetëm shikoni numrin e refugjatëve që ata kanë marrë, janë vende me të ardhura më të larta se Turqia, por kanë marrë shumë më pak emigrantë”, tha Erdogan.Dy anije pasagjerësh me 136 emigrantë, kryesisht pakistanezë, mbërritën në qytetin e Dikilisë nga Lesbosi i Greqisë, të shoqëruar me helikopter dhe rojet bregdetare. Një anije e tretë me 66 persona, kryesisht afganë, arriti më vonë nga ishulli i Kios.Banorët e Dikilit janë konfuze, ata shprehen se nuk e kuptojnë këtë marrëveshje, apo me qartë nuk e kuptojnë lëvizjen e emigrantëve nga Greqia në Turqi dhe më pas nga Turqia në BE.